Balla mbledh 61 krerët e PS
zgjedhje në 16 degë,kush ikën

Balla mbledh 61 krerët e PS<br />zgjedhje në 16 degë,kush ikën<br /><br>
Prej më shumë se një ore Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur në një takim 61 kryetarët e degëve të PS. Balla po diskuton me krerët e degëve për një proces zgjedhor që ka nisur në PS dhe që përfundon më 30 nëntor.

Një proces zgjedhor që parashikon zgjedhje dhe rizgjedhje të PS, ku kjo parti ka pasur rezultat më të dobët se në zgjedhjet e shkuara. Janë 16 bashki që do iu duhet të rizgjedhin kryetarët e tyre, pasi kryetarët aktualë do duhet të lënë detyrën për rezultate të dobëta në detyrë.

Kryebashkiakët e PS që ikin:
Kamëz – Ramadan Cani
Kavajë – Gentian Daja
Rrogozhinë – Haxhi Memolla
Peqin – Edurim Teqja
Cërrik – Gëzim Salla
Elbasan – Ardit Demiri
Përrenjas – Haxhi Çollaku
Pogradec – Bledi Çomo
Pustec – Jani Ago
Devoll – Eroldi Begolli
Dibër – Afrim Mikli
Vau i Dejës – Kristian Shkreli
Kuçovë – Sybi Shehu
Skrapar – Edmond Omeri
Këlcyrë – Hodjan Selami
Shkodër – Arvit Osja

Gjithashtu, janë dhe dhjetë kryetarë bashkie që ushtrojnë paralelisht detyrën e kryetarit të degës, por edhe funksione të tjera. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, tha se mes tyre janë kryetarët e PS në Shkodër (Arvit Osja), Gjirokastër (Flamur Golemi), Berat (Valbona Zylyftari), Lushnje (Lindita Buxheli), Lezhë (Ardiana Jaku).

VIDEOSekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mbledh 61 krerët e PS zgjedhje në 16 degë

Balla: Procesi zgjedhor shtyhet deri më 30 nëntor
Pasi ka dëgjuar 61 krerët e degëve të PS, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, ka urdhëruar shtyrjen me 15 ditë të procesit zgjedhor. Kështu, procesi zgjedhor në degët e PS do të jetë deri më 30 nëntor.

“Kishim mbledhje organizative që lidhet me raportimin e procesit zgjedhor në të gjitha degët. Kemi shtyrë afatin e procesit zgjedhor me 15 ditë për të përmbushur sipas statutit të gjitha kërkesat që lidhen me kryetarët e organizatave.”, tha Balla. 

Spiropali: Po bëhet analiza, rizgjedhje, moskandidim ose konfirmim
Në përfundim të mbledhjes me krerët e 61 degëve, nënkryetarja e grupit të PS, Elisa Spiropali, tha se po bëhet analiza në bazë të rezultateve të 2013 për rizgjedhjeve, moskandidimin apo edhe njëherë konfirmimin, e atyre që kanë pasur rezultate të mira.

“Ne kemi nxjerrë një udhëzim, që ka qenë dhe publik, po bëhet analiza në bazë të rezultateve që kanë pasur në 2013 për rizgjedhje, moskandidim apo edhe njëherë konfirmim, atëherë kur kanë pasur rezultate të mira”, tha Spiropali.

lista e bashkekryetareve te ps
(Emrat e krerëve të PS me rezultat të dobët dhe ata me dy funksione)

d.c./shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni