Balla merr “çelësat” e PS,mbledh
Sekretariatin dhe stafin e partisë

Balla merr “çelësat” e PS,mbledh<br />Sekretariatin dhe stafin e partisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me sekretariatin e partisë së tij. Ky është takimi i parë i Taulant Ballës në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, pasi kjo detyrë iu ngarkua ditën e shtunë, gjatë punimeve të Asamblesë së PS, ku kryeministri Edi Rama prezantoi dhe 33 zv.ministrat e rinj të qeverisë së tij.

Balla, i cili është edhe kryetar i Grupit Parlamentar të PS, zëvendësoi në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Gramoz Ruçin, pasi ky i fundit ka marrë detyrën e kryetarit të Kuvendit. 

Takimi me sekretariatin e PS u mbajt në selinë rozë, ku Balla prezantohet si Sekretar i Përgjithshëm i PS. Ndërkohë, pas punimeve të Asamblesë, Report Tv zbardhi emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm të 10 ministrive. 

 Pas mbledhjes me sekretariatin, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zhvilluar një mbledhje dhe me stafin e partisë së tij. Në këtë mënyrë, Balla ka marrë “çelësat” e PS, teksa kryeministri Edi Rama pritet të niset gjatë kësaj jave në një vizitë zyrtare në Itali. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit

Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit