Turizmi është motori i ekonomisë, theksoi Taulant Balla në Kuvend duke i treguar opozitarëve 5 përfitime që kanë ardhur prej tij.

“Për ne 5 gjëra i ka sjellë turizmi. Kemi 4 herë më shumë turistë sesa në vitin 2013. Vitin e kaluar shënuam mbi 12 milionë. E dyta, turizmi sjell më shumë punë. E treta, sjell më shumë të ardhura. E katërta, sjell më shumë mirëqenie. E pesta, sot Shqipëria ka një ofertë për diasporën për t’u rikthyer. Paketa e Maleve apo Dyfisho biznesin tënd janë mundësi që po i përdorin”, tha Balla.

Ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka trefishuar PBB duke arritur të vlerësohet pozitivisht nga agjencitë e ekonomisë. Kreu i grupit parlamentar të PS tha se pret që ky sezon turistik të jetë edhe më pozitiv, teksa pati një mesazh për opozitën.

“Dua të shpreh pritshmërinë për një sezon shumë më të mirë turistik sepse numrat për këtë sezon turistik duket se janë pritshëm më të mirë sesa vjet. Kush mendon që mund të dëmtojë ekonominë e vendit duke djegur, duke sulmuar godina me molotovë, dëmton ekonominë e shqiptarëve, dëmton ekonominë e turizmit”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

LIVE - Kuvend/ Opozita i kërkon ‘llogari’ qeverisë për interpelancat, rrëzohen nismat e PD! Pr.ligji për naftën, jo me procedurë të përshpejtuar