Balla: Meta të lirojë urgjentisht zyrën e Presidentit, reforma në drejtësi nuk negociohet (VIDEO)

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Meta duhet të lirojë zyrën, ndërsa shtoi se 30 Qershori rikonfirmoi shumicën, pasi mori të njëjtat vota si në 2017. Balla u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk do të diskutohet, ajo vetëm do të zbatohet, duke shtuar se Presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por se nuk e pengon dot. 

"Reforma në drejtësi veçse do të zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Nuk dua të harxhoj kohën sot, do të kemi seancë të posaçme të hënën, që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të kushtetues nga ana e presidentit.

 Ajo zyrë duhet liruar urgjentisht për të vendosur autoritetin e Presidentit, një figurë që duhet ta bashkojë Shqipërinë. Zgjedhjet e 30 Qershorit tregun se dhuna ndaj institucioneve ishte e drejtuar nga opozita e dhunës. Opozita e re meriton respekt dhe dorën e shtrirë për bashkëpunim. PS-ja ka marrë të njëjtën votë që ka marrë në 2017, ekzaktësisht, rikonfirmon se mandati i këtij kuvendi është legjitim" tha Balla.


Lajmi kryesor:

Seanca e parë e Kuvendit pas 30 Qershorit, Balla: Meta duhet të lirojë zyrën! Murrizi: Kusht reforma zgjedhore


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot