Seanca e parë e Kuvendit pas 30 Qershorit, Balla: Meta duhet të lirojë zyrën! Murrizi: Kusht reforma zgjedhore

Sot është zhvilluar seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, ndërsa debatin politik e ka mbizotëruar kërkesa për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm, pasi ndodhet në samitin që po zhvillohet në Poloni. Në rendin e ditës ishin disa cështje mes tyre shqyrtimi i dekretit të Presidentin për kthimin e ligjit për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat, që u rrëzua.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
'Kujdes se vret veten Kujtimi'/ Gjuzi nevrikoset me demokratin dhe kërcënon Patozin: Të kam ruajtur një letër... (VIDEO)

Në seancën e sotme në Kuvend nuk ka pasur vetëm akuza, por edhe batuta. Pasi sulmoi Presidentin, deputeti Halit Valteri ironizoi Damian Gjiknurin që tha se do të ofrohet si Meta për vetëzgjidhje, por edhe Kujtim Gjuzin.

"Kam edhe dicka për Damianin, Damian tërmeti erdhi i ekzaltuar dhe mendoi se ne e heqim se heqim, mendon se e bën ai reformën zgjedhore, kam frikë se mos vret veten, se kjo është edhe punë ngjitëse dhe kam frikë se na çohet Kujtim Gjuzi dhe vret veten dhe se di si do e bëjmë këtë parlament" tha ai.

Pas ironisë së tij, reagoi Gjuzi duke replikuar. "E para unë jam nga që nuk e vras veten se me e vra veten quhesh kriminel, apo jo Ulsi, se je edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve? Pse akoma mendon njeri këtu se presidenti është ilegjitim, pse hesht me gjykatën kushtetuese.

Kam edhe dicka për Astrit Patozin, është i paligjshëm. Të kam ruajtur një letër, e kam një çantë unë, që me ta hap letrën, do të dalë puna se çfarë ke firmosur në Fan të Mirditës. Zoti Kryetar të lutem, mos i lejo njerëzit që të bëjnë ftesë këtu për të varë veten" tha ai, ndërsa më pas i shkoi te karrigia ku ishte ulur Valteri, ndoshta për ti thënë dicka më shume nga ajo qe i tha ne foltore.

Ora 11:14
'Është keq të bësh burg tani'/ Ofendoi Presidentin, Ruçi thirrje demokratit: Tërhiqi pas ato që the për Metën (VIDEO)

Deputeti demokrat Halit Valteri gjatë fjalës së tij në Kuvend sulmoi Presidentin Meta dhe familjen e tij pas konferencës së fundit ku kërkoi mes të tjerash tre zgjedhje në Tetor, të përgjithshme, lokale dhe për Presidentin.  "Nuk çuditem me Presidentin, që kthen ligje, pasi nuk është fort mirë këto kohët e fundit. Konferenca e fundit e Presidentit ishte shfaqje e shëmtuar.

Ishte shumë i mërzitur dhe armatosur me mllef, sulmoi cilindo që i dilte përpara me mendjen e trazuar nga ëndrrat, se është keq të bësh burg në këtë moshë, është problem i madh. Presidenti harroi edhe rolin që kishte, përfaqësuesi i unitetit kombëtar dhe jo i LSI-së.

Ai shpalosi problemet që ka te partia në Bllok, nuk e di se cfarë vendi të botës, tek kjo që aspirojmë ne dhe jo ajo që  aspiron Ilir, shqiptarëve u serviret gruaja e Presidentit si drejtuese partie dhe vajza e vogël, zonjë e parë e shtetit, që akoma nuk ka hequr bebelinën" tha ai.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërhyri duke i kërkuar që të tërheqë ofendimet që lëshoi në drejtim të Presidentit dhe familjes së tij.  "Zoti Valteri është e padrejtë dhe kundër etikës ta ofendosh Presidentin dhe familjen e fëmijët e  tij, prandaj kërkoj ti tërheqësh ato që the për atë" i kërkoi Ruçi.

Ora 10:54
Balla: Meta të lirojë urgjentisht zyrën e Presidentit, reforma në drejtësi nuk negociohet (VIDEO)

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se Meta duhet të lirojë zyrën, ndërsa shtoi se 30 Qershori rikonfirmoi shumicën, pasi mori të njëjtat vota si në 2017. Balla u shpreh se Reforma në Drejtësi nuk do të diskutohet, ajo vetëm do të zbatohet, duke shtuar se Presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por se nuk e pengon dot. 

"Reforma në drejtësi veçse do të zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Nuk dua të harxhoj kohën sot, do të kemi seancë të posaçme të hënën, që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të kushtetues nga ana e presidentit.

 Ajo zyrë duhet liruar urgjentisht për të vendosur autoritetin e Presidentit, një figurë që duhet ta bashkojë Shqipërinë. Zgjedhjet e 30 Qershorit tregun se dhuna ndaj institucioneve ishte e drejtuar nga opozita e dhunës. Opozita e re meriton respekt dhe dorën e shtrirë për bashkëpunim. PS-ja ka marrë të njëjtën votë që ka marrë në 2017, ekzaktësisht, rikonfirmon se mandati i këtij kuvendi është legjitim" tha Balla.

Ora 10:49
Përgjimet/ I kërkoi dorëheqjen nga reforma zgjedhore, Gjiknuri-Gjonit: Kur të vijë PD-ja, vetëofrohem si presidenti për zgjidhje (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni, pjesë e Grupit Parlamentar të Pavarur i kërkoi dorëheqjen Damian Gjiknurit nga posti si bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi i doli emri në përgjimet e Dibrës. Ai tha se 'moralisht nuk shkon që, ndërkohë ne si opozitë jemi të bashkuar në këtë temë përsa i përket sistemit zgjedhor, bashkëkryetari i këtij komisioni të jetë një person që del në përgjime dhe përflitet për manipulim të votave.

Është e turpshme të flasim për reformë në drejtësi dhe të kërkojmë reformë zgjedhore, kur emri i kryetarit të komisionit përflitet për blerje votash. Moralisht ju si grup duhet të mbani përgjegjësi për të gjithë këta emra që kanë dalë në përgjimet e fundit" tha ai.

Ndërsa deputeti socialit, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri replikoi duke thënë se nëse vjen opozita jashtë parlamentit në komision ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje, duke lënë të hapur mundësinë e dorëheqjes. "Si duket cdo opozitë për t'u bërë e rëndësishme do ndonjë armik apo qëllim, ata jashtë parlamentit janë me 'Rama ik', këta këtu me 'Damiani ik'. 

Nëse vjen PD-ja në komisionin e reformës zgjedhore. Dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, është edhe për opozitën jashtë parlamentit, atë të rrini si çeço do të jetë ajo, kur të vijnë ata, patjetër  nga 'Rama ik' në 'Damiani ik', unë ofrohem si Presidenti për vetëzgjidhje, nuk ka problem, mos kini merak" tha ai. Komisioni i Reformës Zgjedhore ka dy kryetarë, Damian Gjiknurin nga shumica dhe Rudina Hajdarin nga opozita.

Ora 10:37
Ralf Gjoni: Opozita ia dha në tavolinë të gjitha pushtetet Ramës me rastin e ditëlindjes (VIDEO)

Deputeti Ralf Gjoni akuzoi opozitën se me bojkotin e zgjedhjeve lokale i dorëzoi të gjitha pushtetet kryeministrit, të cilin e uroi për ditëlindjen, ndërsa kërkoi edhe largimin e Gjiknurit nga drejtimi i komisionit të reformës zgjedhore, pasi i doli emri te përgjimet në Dibër në dosjen 184. "Sot ka ditëlindjen komandanti juaj, ia uroj ditëlindjen kryeministrit. Ta gëzojë ditëlindjen, shiko sa të gëzuar që janë (i drejtohet shumicës) për ditëlindjen e komandantit.

I uroj ditëlindjen nga ana njerëzore dhe ti kujtoj një nga këngët e mira të preferuara, 'Globi rrotullohet', unë doja ti ndryshojë tekstin kësaj kënge, 'Krevati rrotullohet me ju të tre'. Ju hapni sherre me presidentin, por asnjë fjalë për sistemin zgjedhor. Është kërkesë e SHBA dhe BE-së.

Opozita ia dha në tavolinë të gjitha pushtetet kryeministrit me rastin e ditëlindjes. Zgjedhjet mund ti bëjmë kur të doni ju, por vetëm më sistemin e ri zgjedhor. Ky është kushtëzimi im" tha ai.

Ora 10:32
Murrizi: Reforma zgjedhore në këmbim të shkarkimit të Presidentit (VIDEO)

Deputeti demokrat Myslim Murrizi kushtëzoi mbështetjen e nismave, ligjeve dhe shkarkimin e Metës me kushtin për shumicën për miratimin e reformës zgjedhore. "Ku e gjeni këtë siguri se qenka vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju drejtësia. Hallin që keni me presidentin është hall i përbashkët, i 10-15 individëve që shumë shpejt do të jenë ortakë apo banorë të ndonjë burgu të famshëm a të Reçit apo Peqinit, apo të ndërtojë ndonjë të vetin si Escobari. Kjo pjesë që është sot këtej (opozita e re) nuk i bie në mend vettingu, pasi kokërr karameleje nuk kanë marrë.

Edhe luftën që keni me njëri tjetrin nuk na bie mendja fare, keni që në 1942 me Qemal Stafën që keni vrarë dhe prerë njëri tjetrin. Ne do ta kushtëzojmë cdo ndryshim me reformën zgjedhore. Po keni qejf i bëni zgjedhjet edhe në 16 tetor ti bëni qejfin liderit. Do të kushtëzojmë votën edhe për ligjet e reformës në drejtësi edhe për të shpallur shokun Mehmet armik dhe për ti vënë prangat te komiteti qendror vetëm me ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Të gjithë, nëse meritojnë të shkojnë në burgun e Recit, rruga e mbarë qoftë. Nga Presidenti, ish-Presidenti, kryeministri, ish-kryeministri, nëse meritojnë nga kjo drejtësi që të shkojë në burg, le ta gëzojnë, nëse i njohim do t’i çojmë ndonjë paketë cigare" tha Murrizi.

Ora 10:16
Deputeti i PS-së: Metën do ta nxjerrim në pension, të kakarisë në majë të plehut (VIDEO)

Deputeti socialist Alket Hyseni u shpreh se Meta e ka kthyer ligjin për përmbarimin privat, pasi është i frikësuar nga drejtësia. "Në valën e shumë vendimeve të papërgjegjshme nuk është çudi e madhe edhe kthimi i këtij ligji. Institucioni i presidentit përfaqësohet nga një njeri që ka frikë reformën në drejtësi. Ai nuk e bën se e i dhemb shumë për përmbarimin, por tmerri për reformën në drejtësi.  Kujdes ju që jeni të frikësuar, se ju erdhi ora. Unë jo vetëm do të votoj raportin por do të jem edhe aktiv në cdo veprim për t'i dhënë mundësi këtij zotërie që të dalë në pension dhe të hipi majë plehut ku ka qejf që të kakarisë" u shpreh Alket Hyseni.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gafurri: 04/07/2019 12:56

    Z GJONAJ SAPO PERMENDI LIGJIN KUNDRA SHPIFJES DHE ETIKES HAJDUTI I TOKAVE NE KARABORUN ALKET HYSENI MER NEPER GOJE PRESIDENTIN E RREPUBLIKEK MBAS Z GJONAJ HYSENI DUHET TE BURGOSET OSE TE PROCEDOHET

    Përgjigju
  • Haha: 04/07/2019 12:55

    Meta maje plehit po e mban plehu jashtqitjen?

    Përgjigju
  • Geri: 04/07/2019 12:47

    Me BALLEN me Spiropali me Bracen me GJIKNURIN me BUSHATIN PS ASNJEHERE NUK KRIJON DASHAMIRESI PER POPULLIN VETEM URREJTJE PER KETE GRUP NJEREZISH NE RADHET E PS QE TE ZEZEN E SHENDROJNE TE BARDHE DHE ME DEKLARATA IRREALE GOOD LACK z RAMA PER FITORE TE REJA PE KETA POLITIKAN TE NEVERITSHEM PER POPULLIN

    Përgjigju
  • Erik: 04/07/2019 10:45

    O Myslim, po rri o lumadh boll vure kushte ti, se nje lepirese te jep SHBA dhe lepe peqe pastaj ne ngritjen e kartonit. Doni ndryshim sistemi zgjedhor sikur nuk e kane treguar shqiptaret ne zgjedhje lokale qe votojne partine dhe jo individin. Xhelal Mziu eshte rasti me tipik qe eshte kapur ne korrupsion, nepotizem, abuzime seksuale per shkak te detyres dhe perseri njerezit i kane dhene voten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen