Balla: Ministri Imami afera
korruptive edhe në Nartë e Zvërnec
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi sërish ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami për afera korruptive kësaj here në Narte dhe në Zvërnec. Ai denoncon se ministria e Imamit po shet pa asnjë plan strategjik rreth 350 mijë metër katrorë të pronave të ushtrisë në këtë zonë.
VLORË - Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në vijim të akuzave të tij ndaj ministrisë së Mbrojtjes ka denoncuar një tjetër rast abuzimi me privatizimin e pronave të ushtrisë.
Ndërsa ishte sot në plazhin i Zvërnecit në Vlorë, Balla tha se pronat bregdetare po shiten pa kritere dhe pa një plan për atë që do të ndodhë me to pas privatizimit, ndonëse pretendohet se turizmi është një prioritet i zhvillimit të vendit.
“Sot jemi në një ndër plazhet më të bukura dhe sigurisht në të vetmit që kanë mbetur ende të virgjër, ende i pashfrytëzuar. Kodra përballë bën pjesë në një prej pronave të ushtrisë shqiptare të cilën Arben Imami po e bën gati edhe këtë për ta shitur. Ndërkohë që i gjithë ky plazh duhej të ishte pjesë e një studimi të plotë në kuadër të atij prioriteti që qeveria thotë se është turizmi”, është shprehur Balla.
Deputeti i PS-së theksoi se pre e shitjes së dyshimtë dhe pa asnjë studim të mirëfilltë janë edhe 350,000 metër katrorë prona të ushtrisë, që ndodhen në zonën e Nartës dhe Zvërnecit.
“Bëhet fjalë për repartin e ish Artilerisë bregdetare që fillon prej Pusit të Mezinit në Vlorë, në Nartë dhe në Zvërnec, prej 209,300 metër katror. Më pas është një batalion tjetër, reparti 3080 prej 124,000 metër katror.
Vazhdojmë me një bateri tjetër të artilerisë kundërajrore prej 24,000 metër katrorë. Pra siç e shikoni janë afërsisht 350,000 metër katrorë prona të ushtrisë, në administrim nga Ministria e Mbrojtjes, për të cilat Arben Imami ka filluar procedurën e shitjes, i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë për të filluar shitjen e tyre”, tha Balla.
Sipas tij, këto prona të ushtrisë shqiptare po shpërndahen pa asnjë qëllim strategjik, por për qëllime personale.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.7%
-
Jo
37.1%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet!
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: E di Malësia e Gjakovës ç'ndodhi në shtëpinë e Saliut në 1943 dhe pjellë e kujt është
13 Janar, 17:55
-
Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
13 Janar, 17:50
-
Zbulohet tuneli i karteleve të kokainës mes SHBA dhe Meksikës! I blinduar, 4 metra i gjerë dhe 6 metra i lartë (VIDEO)
13 Janar, 17:36