Miratohet urdhri: Policët që kanë përdorur aplikacionet SkyECC apo EncroChat do përjashtohen! Ja formulari që do të plotësojnë (PDF)

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës kanë afat 30 ditë për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit nëse kanë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla firmosi këtë të hënë urdhrin, i cili u kërkon të gjithë atyre që janë pjesë e strukturave të sigurisë të deklarojnë përdorimin e tyre në të shkuarën, nëse e kanë disponuar, shoqëruar me periudhën dhe arsyen e përdorimit. Në fakt, çfarëdo lloj arsye të shkruajnë policët për përdorimin e aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” do t’iu kushtoj detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura.

Formulari është me 3 faqe dhe përveç të dhënave personale dhe gradës që mbanë efektivi, të renditura janë 3 pyetje, 2 të parat për përdorim të veçantë të 2 aplikacioneve dhe e fundit për përdorim të përbashkët. Urdhri i ministrit Balla është pjesë e masave të marra lidhur me procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera në varësi, pas arrestimit të disa efektivëve që rezultuan se ishin “zaret” e grupeve kriminale, duke u përfshirë jo vetëm në shpërdorim detyre por edhe si bashkëpunëtorë të grupeve të strukturuara.

Mbetet e paqartë si plotësimi i këtij formulari nga ana e efektivëve do t’i shërbej procesit të pastrimit të policisë, duke pasur parasysh që një pjesë e përdoruesve të tyre mund të mos jenë të identifikueshëm pasi regjistrimi në aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” është me kode. Mbetet në riskun e policëve të japin deklarim të rremë ose jo në formularë, pasi gjithsesi një pjesë e atyre që e kanë përdorur mund të edhe t’i shpëtojnë filtrit të SPAK, duke mos u identifikuar.

Mbi të gjitha, të dy këto aplikacione komunikimi, në vetvete, gjatë kohës që kanë qenë në funksion, nuk kanë qenë të paligjshëm, përtej përdorimit të tyre nga grupet kriminale, i cili në fakt solli në vijimësi edhe rënien përfundimtare të tyre. Deri më tani, janë 3 dosje të SPAK ku ka të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta.

E para ishte dosja e grupit të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, e dyta ishte “Metamorfoza” ku u godit ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe së fundmi shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni. SPAK, deri më tani, ka rreth 70 policë që po i heton, emrat e të cilave janë shfaqur në “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Urdhri i miratuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla

(Kliko këtu për të parë formularin)

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 05/12/2023 10:44

    Mbase kemi folur me dashnoret ne me sky dhe ca pastaj do ikim nga policia.ca i ke keto o Taulant

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2023 03:11

    Balla dhe nje vendim qe morri eshte nxituar dhe e ka bere pa u konsultuar me juriste! Nuk mund t'a perjashtosh nje polic thjesht pse ka perdorur keto site!Nese ka police qe i kane perdorur jo per qellime kriminale,ke per te perfundur me gjyqe demshperblimi e rivendosje ne detyre tek me e pakta,me e shumta,do te perfundoni ne gjykatat evropiane dhe me gjoba akoma me te majme per t'ju paguar te demtuarve qe do te dalin te pafajshem.

    Përgjigju
  • Nexhua: 04/12/2023 21:43

    Se Sky eshte perdorur nga grupe kriminale, kjo sdo te thote qe kushdo qe e ka pasur e ka perdorur per qellime te jashteligjshme. Se nje njeri mban nje mban nje arme me leje, dhe grupet kriminale vrasin me arme, i bie qe dhe ky me leje te denohet.

    Përgjigju
    • Nexhua: 05/12/2023 17:59

      E ke gabim. Rroga eshte 900 euro. Te pakten sipas kokeministrit. Nese genjen ai pastaj pune tjeter.

    • Pet.: 05/12/2023 14:52

      Si ka mundesi nje polic me rroge 500 euro ne muaj , te perdore nje aplikacion kaq te shtrenjte?. Cila eshte arsyeja qe e shtyn qe te shpenzoje 30 % te rroges per nje aplikacion?

  • Nexho Shabani: 04/12/2023 21:26

    Po per vete si do e plotesosh?

    Përgjigju
  • Polic #: 04/12/2023 20:30

    Megjithëse sondazhin e votova "Po" nuk jam dakord që të përjashtohen pa deklaruar më parë se kush jua paguante telefonat dhe shërbimet dhe mbi këtë bazë SPAK të fillojë një hetim të gjërë se cili është implikuar në krim dhe sa thellë.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 04/12/2023 19:13

    E o shoku Tao e,mos e thente qoftlargu qe edhe ti ke patur nje aplikacion te till ne perdorim....

    Përgjigju
    • Emigrant: 05/12/2023 07:14

      Koka e krimit ne shqiperi eshte politika Hapni tel e politikaneve dhe do shihni cudita

    • Or tej: 04/12/2023 23:55

      Politikanit edhe budallait i falet gjithcka se jane te papergjegjshem or teeeejjjjj

    • tao: 04/12/2023 20:53

      mos e ngacmoni taon ai eshte kristal pastaj sic tha parafolesi urdheri eshte per policet jo politikanet

    • Taulanti: 04/12/2023 20:24

      Taulanti i çonte foton e rakut gruas tënde @Ndergjegja

    • Cimiterra: 04/12/2023 20:22

      Squhet per politikanet, vetem per policet.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur