Balla: Në 25 vjetorin e PS, arrijmë
objektivin prej 150 mijë anëtarësh

Balla: Në 25 vjetorin e PS, arrijmë<br />objektivin prej 150 mijë anëtarësh
Në kuadër të 25 vjetorit të krijimit të Partisë Socialiste dhe procesit të zgjerimit të anëtarësisë së saj, ku synimi është me 150 mijë anëtarë, drejtuesi politik i Rajonit Elbasan-Korçë, deputeti Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e anëtarësimit të rreth 400 të rinjve socialistë.
 
Duke vlerësuar angazhimin e të gjithë anëtarëve të partisë së kësaj zone, Balla u shpreh entuziast për zgjerimin e radhëve të Partisë Socialiste në Peqin.
 
“Sot është një ditë e veçantë, sepse po t’i hedhësh një sy shifrave, përsa i përket anëtarësimeve të reja, është përqindja më e mirë në nivel qarku dhe ndoshta ndër më të mirat në nivel kombëtar. Anëtarësia e PS, pothuajse është dyfishuar. Madje po të marrim si shembull qytetin e Peqinit, anëtarësia është 150 përqind më e lartë nga ç’ishte më parë”, u shpreh Balla.
 
 Ai deklaroi se procesi i anëtarësimeve në PS ecën i sigurt drejt realizimit të objektivit të 150 mijë anëtarëve në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
 
“Në Asamblenë tonë Kombëtare, ne vendosëm një objektiv të caktuar: Që në 25-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, kjo parti të ketë një numër prej 150 mijë anëtarësh – kjo nuk është një çështje sasiore se sa është një çështje cilësore. Kushdo që do të ishte i pranishëm në këtë takim dhe do t’i hidhte një sy kësaj salle, do ndjehej i nderuar që Partia Socialiste ka një përfaqësim të të gjithë brezave: nga më të rinjtë, por edhe nga disa njerëz këtu, me të cilët më ka rënë rasti, për shkak se jam deputet i qarkut të Elbasanit prej 11 vitesh, t’i shoh në çdo përballje politike të partisë sonë”, tha ai.
 
Në këtë takim, Balla shoqërohej edhe nga deputeti tjetër socialist, Anastas Angjeli. Në fokus të takimit ishte edhe shpjegimi i ecurisë së reformave të ndërmarra nga qeveria socialiste.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot