Balla: Ndëshkoni me votë Lulin
e Saliun, të tjerët mos i konsideroni

Balla: Ndëshkoni me votë Lulin<br />e Saliun, të tjerët mos i konsideroni
ELBASAN-Drejtuesi Politik i PS për zgjedhjet e 25 Qershorit Taulant Balla së bashku me grupin e kandidatëve për deputetë zhvilloi një takim elektoral me banorë të Rajonit nr. 1 në Elbasan ku mori mbështetjen e qindra qytetarëve për një fitore spektakolare.

Balla u ka bere thirrje banoreve qe te ndëshkojne me votë PD dhe te mos marrin parasysh partite e vogla.
"Ndëshkoni me votë Saliun e Lulin dhe ata të tjerët mos i merrni fare në konsideratë sepse ne kemi vetëm një mundësi për të vazhduar rrugën që kemi nisur".

Deklarata e Balles
"Nuk ka asnjë dyshim që PS dhe Edi Rama po shkojnë drejt 25 Qershorit për të garantuar një fitore historike, jo vetëm për PS, por një fitore historike të Shqipërisë, për t'u ndarë një herë e përgjithmonë nga ata që pushtetin e kanë konsideruar një tepsi byreku dhe jo si përgjegjësi. 

Shqipëria sot ka nevojë të fokusohet tek gjërat e rëndësishme që i interesojnë. Ne duhet të fokusohemi tek ekonomia, ne duhet të fokusohemi tek drejtësia. Kush më shumë se ne ka bërë për të riparuar dëmet e mëdha që i la ekonomisë qeveria e papërgjegjshme e Lulit dhe e Saliut. 
Detyra jonë është që këtë stabilizim të ekonomisë tashmë ta shndërrojmë në një mundësi të madhe për punësimin. Dhe unë dua ti them sot Elbasanit, këtu nga kjo fushë që detyra e socialistëve në 4 vjeçarin e ardhshëm është që me të njëjtin angazhim që punuam për reformën në Drejtësi, të punojmë për punësimin. 
Partia Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama, skuadra e shkëlqyer dhe pushteti vendor zotohemi të krijojmë të gjitha mundësitë, për shkak të garancive që ka dhënë Reforma në Drejtësi që të gjitha asetet ekonimike e industriale të Elbasanit t'i vendosim në funksion të krijimit të 20 mijë vende pune. 
Unë jam i sigurtë se populli i Elbasanit di ta bëjë diferencën. Sot shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Luli e Saliu e kanë mendjen përsëri tek '97. Shqipëria nuk ka nevojë më për armiq të ekonimisë si Luli e Saliu, këta janë armiqtë më të mëdhenj të ekonimisë së Shqipërisë. Këta janë armiqtë më të mëdhenj sepse realisht 3 muaj çadra i ka bërë një dëm shumë të madh ekonomisë. Dhe ne për këtë vendosëm t'u japim dorën, t'i futim në zgjedhje, jo për t'i votuar, por për t'i ndëshkuar me votë.
Ndëshkojini me votë Lulin, ndëshkoni me votë Saliun dhe ata të tjerët mos i merrni fare në konsideratë sepse ne kemi vetëm një mundësi për të vazhduar rrugën që kemi nisur. Ne përfundojmë pjesën e parë në 25 Qershor e duhet që avantazhin që kemi arritur deri tani ta thellojmë në pjesën e dytë. Ne kemi një avantazh kundrejt të gjithë të tjerëve, ne kemi ekipin që duhet, superskuadër dhe kapitenin që duhet.
"

Në mbyllje të takimit Balla u shpreh i sigurtë që Elbasani di të bëjë diferencën dhe do t'i japë dy mandate më shumë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në 25 Qershor.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar