Balla në Elbasan lë porositë: Zbardhni vrasjet e vjetra! Po hulumtojmë pr/ligj kundër bullizimit në rrjete sociale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Elbasan për analizën e policisë së këtij qyteti ku vuri theksin tek zbardhja e vrasjeve të vjetra ndërsa njoftoi se shumë shpejt do të ekstradohet autori i një vrasje të rëndë që ka ndodhur në 2009

Do vijojmë zbardhjen e vrasjeve të ndodhura në Elbasan. i kam kërkuar policisë të fokusohet tek gjetja e personave në kërkim.

Siç edhe e keni ndjekur, para disa ditësh, falë punës së lavdërueshme të Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese të Britanisë së Madhe kemi gjetur dhe shumë shpejt do të ekstradojmë në Shqipëri një person i cili akuzohet për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur para 14 viteve, të vitit 2009. Për një vrasje që është një prej atyre ngjarjeve për të cilat drejtori i Elbasanit ka marrë porosi që të vazhdojnë të punojnë për zbulimin e të gjitha ato ngjarjeve kriminale të ndodhura para shumë viteve në Elbasan"

Në vëmendje do të jetë dhe goditja e trafikut të lëndëve narkotike dhe krimet ekonomike, pa harruar dhe ato mjedisore si dhe krimit mjedisor

Balla për herë të parë foli dhe për hulumtimin për përgatitjen e një ligji të posacëm që do të luftojë bullizimin në rrjetet sociale

“Kemi një njësi të posaçme brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë përsa i përket Krimit Kibernetik, ndërkohë që sot me Drejtorin e Poërgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat në funksion të hetimit të të gjitha formave të krimit kibernetik. Ai po shfaqet në shumë forma, njëra prej tyre është dhuna, bullizmi në rrjete sociale, jo vetëm ndaj të miturve, por ndaj të gjithë shoqërisë. Për këtë qëllim, do të rrisim komunikimin tonë si Polici Shteti me shkollat, me të gjithë shoqërinë dhe po ashtu koordinimin me prokurorinë në mënyrë që të bllokojmë çdo lloj faqe që përbën problem. Ndërkohë po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë që është shfaqur dhe që ka ankesa nga qytetarët. Rasti i Durrësit, edhe pse hetimet çuan në një pistë tjetër, ishte një alarm dhe një rast që kërkon që ne të rrisim dhe të përmirësojmë kuadrin ligjor për t’u përballur me këtë fenomen" tha Balla.

 A do të ketë rrokadë drejtorësh pas analizave në rrethe?

Ndryshimet tek ne janë të përditshme dhe këto ndryshime nuk bëhen me aksion kombëtar, as me fushata, por në varësi të realizimit të detyrave që ka çdo drejtor. Çdo drejtues i Policisë së Shtetit e di fare mirë kur duhet të ikë dhe kur duhet të qëndrojë.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën