Balla në Papër: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm në politikën e Ballkanit Perëndimor

Balla në Papër: Rama e ka kthyer Shqipërinë në një faktor të rëndësishëm në politikën e Ballkanit Perëndimor

Taulant Balla në Elbasan

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e zonës së Paprit në Elbasan.

Sa i përket investimeve të bëra në Papër, Balla përmendi ato në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, në kanalet vaditëse, në kanalizimet e ujërave të zeza dhe progresin e bërë në procesin e legalizimeve.

“Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme sepse në 7 vite, Edi Rama dhe Partia Socialiste filluan për herë të parë të ndërtojnë shtet. Një shtet që bazohet mbi ligjin. Deri në 2013 nuk paguhej energjia elektrike. Në një fshat këtu afër një kandidat i Partisë Demokratike u premtonte se nuk keni për të paguar më energji elektrike. A mund të premtojë një parti politike përsëri pas 30 viteve të njëjtën gënjeshtër që përdorte Saliu?”, tha Balla.

Numri dy i PS duke ritheksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit tha se kryeministri Rama i ka dhënë mundësi Shqipërisë të jetë një faktor i rëndësishëm në politikën e Ballkanit Perëndimor e jo vetëm.

“Ne nuk mund t’ia lemë qeverisjen e vendit një grupi politikanësh fosile prej 30 vitesh. Ndaj ju bëj thirrje në fletën e votimit të 25 prillit, numrin 12, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Vetëm PS dhe Edi Rama e kanë Elbasanin në qendër të vëmendjes. Ta bëjmë Elbasanin qendrën e Shqipërisë”, tha Balla në fund të fjalës së tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar