Dhuna në protesta, Balla në Report Tv: Berisha ka në repertor dhe tritolin në shtyllat e tensionit! Ministri i ri i Brendshëm? Shqipëria s'ka pasur kurrë ministre grua

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sali Berishës, ku përveçse i faturon atij dhe Ilir Metës dhunën në protestat e fundit, shton se në repertonin e Berishës janë edhe vendosja e tritolit dhe dinamitit të shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri. Në një intervistë për Report Tv, Balla komentoi edhe faktin se pse në vendimin e qeverisë vrasje e Klodjan Rashës, u cilësua  si "vdekje aksidentale" duke thënë se ajo cilësohet e tillë por rrethanat do i saktësojë drejtësia. Balla shprehet se duhej ky saktësim në mënyrë që qeveria të merrte më pas vendimin për dhënien e ndihmës sociale. Deputeti socialist tha se dhuna është e nxitur dhe orkestruar nga opozita pasi, Berisha kërkon përplasje me policinë dhe arkivol të tjerë.

"Ky rast nuk ka ndodhur gjatë ekzekutimi të një aksioni policor ku për shkak të një rikoshetë apo një arsye tjetër, kjo është një vrasje aksidentale në kushtet dhe rrethanat që do i saktësojë drejtësia. Si do e përkufizonte ndryshe qeveria për të mundësua dhe marrjen enjë vendimi të qeverisë.  Në aspektin politik kemi marrë të gjitha përgjegjësitë që na takojnë. Ka dy ngjarje që kanë në thelbin e tyre humbjen e jetës, ka një ngjarje në 2020 ku një punonjës policie i mori perëndia mend dhe ka qëlluar mbi një person. Ka dhe një ngjarje të 2011 ku unë me dhjetëra mijëra ishim në protestë ku kurrsesi në asnjë rrethanë nuk mund të krahasohet me këto lloj protestash dhe mbi turmë është qëlluar dhe janë vrarë 4 persona. Këtu as nuk u bë fjalë që urdhër-arrestet të ekzekutoheshin dhe urdhër-dhënësit u graduan për urdhrin që dhanë, në rastin tonë ministri dha dorëheqjen. Dorëheqjen e Veliut e kërkon Berisha e Meta. Urdhri për dhunë në protesta është orkestruar nga Ilir Meta. Për fat të mirë situata në Shkodër ka mbetur vetëm me disa dëme në selinë e PS por skenari ka qenë të përplaseshin me policinë , ajo ka vepruar me maturi. Berisha nga këto protesta kërkon arkivole të tjera. Unë dyshoj dhe mos qoftë e vërtetë , se në repertorin e Berishës janë edhe tritoli e dinamiti te shtyllat e tensionit të lartë para viti të ri. Këtu nuk bëhet fjalë për protestë popullore, ajo nisi me disa djem e vajza , por që dhuna që e shoqëroi më pas nuk ishte dhunë ë tyre, por dhuna e orkestruar nga Berisha. Nuk është përgjegjësi e ministrit ajo që ka ndodhur, por akti moral për të dhënë dorëheqjen duhet përshëndetur. Ne ndjejmë një përgjegjësi morale se si një punonjës policie ka kryer një krim me armën e shtetit, por në 2011 ndodhi një gjë e tillë por nuk u morr asnjë përgjegjësi", tha Balla.

I pyetur nëse ministri Brendshëm do të jetë një burrë apo një grua, Balla tha se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një ministre grua.

"Sa herë që ka vakancë të postit të Ministrit të Brendshme mua më vihet para mikrofoni. Mund të them se kryeministri po bën konsultat dhe se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë një ministre femër", tha Balla.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 15/12/2020 22:10

    Minister i Brendshem duhet ka opozita e bohet Flamur

    Përgjigju
  • Sara: 15/12/2020 20:55

    Minister i brendshem duhet te behet Ardi Veliu...nese duan femer ateher duhet nje karakter i fort e jo kushdo.Shqiperia ka nevoj per ministra te forte e jo figura sa per te ngroh karrigen

    Përgjigju
  • redi: 15/12/2020 18:30

    Personalitet me pervohe aftesi dhe njohje nderkombetsre ,qe mund te kryente detyren e ministres se mbrendeshme eshte zonja Mimi Kodheli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur