Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi në përfundim të samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin se sanksionet ndaj Rusisë mund të hiqen gradualisht, por vetëm me kushte që garantojnë sigurinë dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Ukraina duhet të jetë sovrane në një Evropë të sigurt. Duhet të ketë një marrëveshje për territoret përgjatë vijës së kontaktit dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të ndjekë rrugën e saj evropiane. Në këmbim, mund të mendohet heqja hap pas hapi dhe me kushte e sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Merz.
Ai kundërshtoi një marrëveshje pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës, duke theksuar se “një format si ai i Jaltës nuk do t'i shërbejë paqes”. Duke iu referuar takimit të Trump, Xi dhe Putin në Shenzhen, kancelari tha se negociatat mund të kenë sukses vetëm me pjesëmarrjen e Ukrainës dhe Evropës.
“Reagan i tha Gorbaçovit ta rrëzonte murin. Ne i themi Putinit: Jepini fund kësaj lufte dhe lejoni të gjendet një zgjidhje diplomatike”, deklaroi ai.
Lajmi kryesor:
Kievi sulmon Putinin: Duhet trajtuar si terrorist! Trump telefonon liderët e 'Koalicionit të Vullnetmirëve' në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës?







