Balla nga Fieri: BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën! Kur ai do protestojë ne do jemi në Kuvend, për mocionin me debat

FIER- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sërish ka pasur në fokus të deklaratave të tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Nga Fieri, Balla tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha.

“I vetmi që duhet të kërkojë vrimë kur të futet në këtë moment është Berisha, në Amerikë dhe Angli, as noti nuk e ndihmon. Siç po duhen bathët, edhe BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion të lartë. Berisha ka 33 vite që saboton interesat kombëtare të shqiptarëve”, tha Balla.

Sa i përket dyshes, Berisha-Meta, Balla tha se duhet të rreshtin se akuzuarit të tjerët, në një kohë kur vetë kanë hesape të palara me drejtësisë.

“Personat që janë vetë nën akuzë, siç është Sali Berisha dhe Ilir meta, t’i lënë akuzat për të tjerët dhe të merren me hesapet që kanë me drejtësinë. Ka një shpresë të madhe se drejtësia, edhe pse e vonuar po i rikthehet çështjeve me shumë rëndësi që ka sfida e madhe e drejtësisë. Uroj që t’i shkohet deri në fund, çështjes CEZ-DIA”, tha ai.

Ndalur te protesta e 3 marsit, ditë kur Berisha do të protestojë dhe Apeli do marrë vendim për vulën e partisë së PD-së, socialistët duket se do jenë në Kuvend. Ai tha se me shumë gjasa do të jenë në parlament për mocionin me debat, lidhur me çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama.

“3 mars duhet të jemi në Kuvend, se do kemi mocionin me debat”, tha Balla.

Me bindjen se do fitojnë shumicën e bashkive, kreu i grupit parlamentar socialist, u ndal te një prej kandidatëve të opozitës, pikërisht te Fredi Bejleri, kandidat në Bashkinë e Himarës, ku sipas tij, Berisha po iu ofron qytetarëve figura që janë të dënuara me vendim gjykate.

“Kam parë që Berisha nën logon e Partisë Demokratike në Himarë ka kandiduar një nga personat e dënuar me vendim gjykate Fredi Bejlerin për masakrën e Peshkëpisë, ku ne si fierakë kemi humbur djem të kësaj zone”, u shpreh Taulant Balla.  

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 25/02/2023 13:48

    Ishalla e ndjek ti i pari se ke vjedhur sa nuk dini se ku i fshihni.Lloj lloj emrash i keni shoerndare nga beton expresi dhe coo te tjera.zoti ju marrte hak per djersen qe vidhni.

    Përgjigju
  • Eri: 25/02/2023 13:11

    Te gjithe me radhe por Tao nese kjo I ndodhi Berishes imagjino juve ku nje drejtor tatimesh apo enti normal ka miliona Euro.....me kte teknologji qe ka sot veshtire e keni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët