Balla nga Përrenjasi gjatë inspektimit të rrugës Rrajcë-Sutaj: Investimi i sotëm është faza e parë e një projekti të madh

Balla nga Përrenjasi gjatë inspektimit të rrugës Rrajcë-Sutaj: Investimi i sotëm është faza e parë e një projekti të madh

Taulant Balla dhe Nuri Belba sot gjatë inspektimit

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ka inspektuar ditën e sotme pranë Bashkisë së Përrenjasit rrugën Rrajcë-Sutaj, e cila nuk u shërben vetëm banorëve të këtyre zonave por edhe zhvillimit të agoturizmit, mbi të cilën ngrihet Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë Përrenjas Nuri Belba ishin bashkë gjatë inspektimit të rrugës.

“Rrajca është një krahinë e madhe, me një shtrirje të madhe gjeografike, zoti i ka falur dhe bukuritë natyrore. Është kurora e kësaj zone dhe ky investim i sotëm, është faza e parë e një projekti të madh.”

“Dua të kujtoj se falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane, Qeverisë Zvicerane, Bashkimit Evropian dhe nën kujdesin e veçantë të Qeverisë Shqiptare, ne kemi sot në Rrajcë një prej rrjetit të ujit të pijshëm më të mirë në vend”, tha Balla gjatë inspektimit.

Ai tha se ky është vetëm fillimi i një pune intensive, duke theksuar se është në drejtim të Bashkisë së Përrenjasit vetëm për 16 muaj dhe se transformimi i Rrajcës do të vazhdojë.

Balla tha se qershi mbi tortë është shkolla e mesme e përgjithshme e cila do të inspektohet së shpejti. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe rikonstruktimin e qendrës shëndetësore në zonë.
”Përfitoj nga rasti t’u uroj banorëve të Rrajcës Gëzuar Festat, shëndet e mbarësi në familje”, uroj Balla në fund.

Ndërsa kryebashkiaku, Belba në fjalën e tij vuri në dukje se, pavarësisht vitit të vështirë, investimet kanë vijuar, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare.

 

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toska: 22/12/2020 19:59

    Kthejeni Prrenjasin në CapoLinea di Ferrovie(qendër e hekurudhore),dhe sillni investitorët për të rihapur Minierat ,dhe kthejeni krenarinë DoemosDo-vës

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 22/12/2020 15:52

    Çfare KOKERRLEGENI JE MORE SHOKU tao. Krimb,shtrepe djathi,krimb gjizes se çermenikes.....yyyyyyt palavaq. Kerkon votat e rrajcareve mor shpirtm*t.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët