Taulant Balla i ftuar në Report Tv tha se Meta nëse kërkon përballje me Ramën  fillimisht duhet të jap dorëheqjen nga posti i presidentit dhe të kthehet në krye të LSI-së. Balla hodhi akuza se meta po bën fushatë për LSI, skutave me persona që kanë të kaluar kriminale.

"Presidenti në rast se do debat me kryetarin e PS dhe çdo përfaqësues tjetër duhet të jap dorëheqjen nga Presidenca dhe të kthehet zyrtarisht  në krye të LSI-së, ku prej javësh prezanton kandidatët e LSI-së skutave dhe me persona me precedentë kriminalë", tha Balla.

Këtyre akuzave i është përgjigjur menjëherë Presidenca përmes Tedi Blushit duke thënë se Tao Tao duke iu referuar Taulant Ballës që të nxjerrë buburrecin (Ramën) në përballje me Metën dhe të thotë emrat e këtyre kriminelëve që pretendojnë.

"Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.
Mos u spiropalizo edhe ti! Nxirre në Përballje Buburrecin. A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë? Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti? Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të! Presidenti është i të gjithë shqiptarëve. E harrove 2 Marsin? Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave. Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit. Ora e Përballjes po afron!", shkruan Tedi.