Balla nxjerr videon e Bashës krah trafikantit të drogës: Motra e tij është në listat e PD-së në Elbasan
Altina Dalipi i dënuar për trafik droge në Belgjikë
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka publikuar një video ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shfaqet krah Altin Dalipit, një person i dënuar për trafik droge në Belgjikë, i cili është njëkohësisht vëllai i kandidates së PD në Elbasan, Lumturie Hasa.
Po ashtu krahas videon, Balla përmend edhe emra të tjerë me precedentë penalë që janë në vendosur në listat e PD për zgjedhjet e 25 Prillit, të cilëve ligji u ndalon përfshirjen në fushatë.
“Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë”, shkruan Balla.
'Lulezim! Ku je Lulezim?! Në Durrës ke një të dënuar për trafik droge në Zvicër, duhet ta tërheqësh se siç kërkon Ligji nuk mund të kandidojë. Kandidatin serial, subjekt të SPAKUT në Shkodër “Hile” Zefin, lërja Drejtësisë. Në Elbasan mos e ndrysho listën aman, por mos e fyej Elbasanin. Mjaft u more me gaztorët e tu dhe manipuluesin e kamerave të Kryeministrisë kur Saliu dhe ti qëllonit mbi popullin opozitar. Por në ditët në vijim... Sa për matematikën e numrave kuptohet qartë që ti i je rikthyer planit të çadrës për pengimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të zhvillohen më 25 Prill.'- shkruan Balla i cili ka shpërndarë edhe videon.
Për emrin e Rezart Tushës, kandidatit të PD-së në Durrës, KQZ i ka kërkuar njësisë së sektorit të Dekriminalizimit që të nisë hetimet. Ky i fundit është vendosur në listë i 8-ti, rezulton me precedentë penal si shitës heroine i arrestuar në Zvicër. Tusha është shkarkuar në vitin 2013 si drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
19.9%
-
As i mirë as i keq
35.7%
Vota total: 582
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari
26 Dhjetor, 09:54
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor, 12:17
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
Aksident në aksin ‘Librazhd-Prrenjas’, makina përplaset me kamionin, humb jetën shoferi i mjetit
21 Dhjetor, 08:50
-
Dy aksidente me vdekje në Durrës e Librazhd, dy të rinjtë humbin jetën pas përplasjeve me kamionët (VIDEO)
21 Dhjetor, 07:09
-
Basha publikon videon e Berishës: Dikur na akuzonte ne, por sot pranoi pazarin me Ramën
20 Dhjetor, 18:11
Problemi eshte se Luli nuk nje kanditaten,jo vellain e kandidates.Luli ka marre ato pare dhe kaq.Se kush kandidon nuk ka problem per Luli Basha
Përgjigju