Emrat/ Lista e PD-së e mbushur me të dënuar për vjedhje, ‘kauboj', terrorizues stadiumesh, zjarrvënës dhe me njerëz me dosje të zeza 

Të dënuar për vjedhje, të dënuar të shumëfishtë, zjarrvënës, njerëz më të shkuar të dyshimtë, të shkarkuar dhe të kallëzuar për shpërdorim detyre etj., do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit për t’u bërë pjesë e parlamentit të ri, me firmën Lulzim Bashës dhe nën siglën e Partisë Demokratike. Madje, disa prej tyre, për shkak të renditjes në zona fituese, pothuajse e kanë të sigurt që sot mandatin e deputetit. Në Fier, Lulzim Basha ka vendosur të gjashtin në listë Agron Kapllanajn, i dënuar me dy vite burg për vjedhje, në vitin 2003, në Itali. Në formularin e dekriminalizimit, kandidati i PD thotë se është dënuar me 2 vite burg dhe 200 euro gjobë, për veprën penale të vjedhjes, parashikuar në nenin 624 të Kodit Penal Italian.

Ngjarja ka ndodhur 26 korrik të vitit 1995, ndërsa gjykata e ka dënuar në 7 prill 2003. Në të njëjtin formular, kandidati i PD-së thotë se është dënuar për veprën penale të pushtimit me dhunë të pronës private në Itali, parashikuar në nenin 634 të Kodit Penal Italian, por duket se kemi të bëjnë për një vepër penale, atë të vjedhjes. Edhe pse në dijeni të të kaluarës së Kapllanajt, Basha e ka kandiduar për deputet në Fier, duke propaganduar në të njëjtën kohë lista të pastra. 

Ligji i dekriminalizimit nuk e ndalon Kapllanajn që të kandidojë për deputet, pasi vepra penale e vjedhjes nuk përfshihet në kriteret ndaluese, por kandidimi i tij, rrëzon ‘kauzën’ e PD-së për lista të pastra dhe kandidatë me integritet.  

 Agron Kapllanaj

Lulzim Basha ka vendosur në krye të listës në Durrës, Edi Palokën, një personazh që shfaqet prej 30 vitesh në oborrin e PD-së, i dënuar disa herë. Përpos të tjerave, Paloka është dënuar në vitin 2001, për veprën penale të organizimit të manifestimeve të paligjshme, parashikuar në nenin 262/1 të Kodit Penal. Po në vitin 2001 është arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë. 

Edi Paloka

Në Durrës kandidon për t’u bërë deputet i PD edhe Rezart Tusha, i shkarkuar në vitin 2013 si  drejtor i Burgut të Rrogozhinës dhe i kallëzuar penalisht, me akuzën se u jepte leje të paligjshme të dënuarve. Fatmir Mediu pritet të marrë mandatin e deputetit, pasi renditet i shtati në Tiranë, në një zonë të sigurt. Mediu është dënuar me 3 vite burg në Itali, në vitin 2000, për akuzën e përkrahjes së personave të inkriminuar, për t’i kaluar tranzit nga Shqipëria në Itali, me emër të rremë. 

Ndërkaq, Alfred Rushaj do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm, pasi renditet i treti në Tiranë. Rushaj e ka nisur karrierën në KESH, duke u shndërruar në nyje të privatizimeve të dyshimta gjatë qeverisë Berisha. Rushaj është kallëzua penalisht për aferën me CEZ, si ish z/ministër i Financave dhe anëtar i grupit të negocimit me CEZ-in, dosje e cila deri më tani ka të njëjtin fat si dosja e Gërdecit, Rrugës Durrës-Kukës dhe 21 Janarit. 

Alfred Rrrushaj

Në Elbasan, Lulzim Basha ka kthyer Dashnor Sulën, një jurist i njohur, por i skeduar si një personazh problematik në stadiumet shqiptare. Në maj të vitit 2012, Sula arriri në ekstrem, pasi qëlloi me pistoletë në stadiumin e Peqinit, teksa po zhvillohej ndeshja Shkumbini-Flamurtari. Edhe pse në një pozicion jo fitues (në vendin e 19), në Tiranë është rikandiduar Gent Strazimiri, i cili doli me pistoletë në brez mars të vitit 2016, kundër ndërtimit të parkut të lojërave për fëmijë tek Parku u Liqenit. Strazimiri duhet ta kishte dorëzuar armën në polici. Ai u kallëzua në Prokurori dhe nuk dihet se si shpëtoi. 

Dashnor Sula

Në Korçë kandidon i treti në listë Ervin Salianji, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë ka dënuar me 1 vit burg për çështjen ‘Babalja’, por vendimi nuk është i formës së prerë, pasi është ankimuar në Apel. Lista e PD-së konfirmon synimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për strehuar në parlamentin e ardhshëm persona të botës së krimit, por është një mesazh i qartë se Berisha-Basha e duan pushtetin, për të përsëritur atë për të cilën u ndëshkuan në vitin 2013.

Ervin Salianji

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 11/03/2021 06:15

    Dash Sula, sa qesha, vetem jurist i njohur nuk eshte, eshte nder me te rendomtet studente te drejtesise, eshte koka e mafies, ne Elbasan do te marre rrocken. Kur ka qene prokuror ne Elbasan, ka qene i lidhur me grupet mafioze, sidomos ne 97. Ne Peqin ka qene edhe kunder mitingut te Sali Berishes. Cuditem si e ka vene PD kete njeri. Zenka ne stadium nuk eshte asgje para kesaj fytyre te shpifet qe bredh me benz 200.000 euro e depositon para te pista ne austri, dhe nderton vila ne Malin e zi e me prona ne supermarkete. PS gerrmo per kete njeri se me duket nuk dini asgje ose nuk doni sepse ky eshte kunati i Maganit i cili ka lidhje familjare me Aqif Rakipin dhe kane zaptuar politiken e pushtetin ne Peqin. Ai nuk eshte Peqinas por nje fshatar i ndyre, imoral nga Vashaj.

    Përgjigju
  • Goni: 11/03/2021 05:54

    Dash Sula, sa qesha, vetem jurist i njohur nuk eshte kjo specie, eshte nder me te rendomtet studente te drejtesise, eshte koka e mafies, ne Elbasan do te marre rrocken. Kur ka qene prokuror ne Elbasan, ka qene i lidhur me grupet mafioze, sidomos ne 97. Ne Peqin ka qene edhe kunder mitingut te Sali Berishes. Cuditem si e ka vene PD kete njeri. Zenka ne stadium nuk eshte asgje para kesaj fytyre te shpifet qe bredh me benz 200.000 euro e depositon para te pista ne austri, dhe nderton vila ne Malin e zi e me prona ne supermarkete. PS gerrmo per kete njeri se me duket nuk dini asgje ose nuk doni sepse ky eshte kunati i Maganit i cili ka lidhje familjare me Aqif Rakipin dhe kane zaptuar politiken e pushtetin ne Peqin. Ai nuk eshte Peqinas por nje fshatar i ndyre, imoral nga Vashaj.

    Përgjigju
  • Maku: 10/03/2021 20:17

    Per agron kapllanaj skeni goje te flisni ju te endri fuges.shkoni ne zonen e tij elektorale edhe pyesni njerzit.vete madheria e tij i rilindjes i ka bere ftese gonit qe te kalonte ne krahun e ps por e refuzoi sepse jan mashtruesat me te medhenj te historise

    Përgjigju
  • gjergji: 10/03/2021 19:43

    sa maska i ka bo fytyres ky mi none.

    Përgjigju
  • Bobo: 10/03/2021 19:03

    Gjitha keta plera do shkojne ne parlament?

    Përgjigju
    • Loni: 10/03/2021 20:15

      Keto llum I shoqerise civile inegzistente... imagjinon cfare listen ka PS apo LSI akoma me skandal... Te denje per tu qeverisur nga ajka e llumit kushdo e merr. Te gjithe te denuar ne CV por asnjeri ska ber nje dite burg! O shoqeri civile inegzistente ku je lind!

    • Tirona: 10/03/2021 19:30

      Perse jo kur shohin qe kandidon dhe Berisha qe ka bere nje mije here me te keqija se sa kane bere keta vemje. te gjithe keta me Me ne krye Berishen KQZ duhet ti largoje.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira

Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira