Balla: Partia Socialiste e shndërroi Gramshin në destinacion turistik! PD dhe LSI duan të pengojnë Reformën në Drejtësi

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Gramshit iu ka rikujtuar se Partia Demoktratike nuk ka bërë asnjë investim në këtë vend.

Ai gjithashtu iu bëri thirrje të mos votojnë për PD dhe LSI pasi këta duan të pengojnë Reformën në Drejtësi.

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme të 30 viteve të fundit. Nuk ka dyshim që në 25 Prill Partia Socialiste do të marrë mandatin qeverisës, por ne duam që Sali Berisha dhe Ilir Meta mos të na bëjnë. presion me numër votash në parlament për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi sepse nuk ka shpjegim tjetër që ato janë aleat në zgjedhje. Janë dy njerëz që kanë hesape të hapura me policinë. Nuk kanë burrërinë te dalin vetë, kanë nxjerrë Lulin si dhëndërr dhe Monikën për të parë filxhan. Gramshi i ka parë PD dhe LSI, deri nga 2005-2013 PD nuk ka ngulur një gozhdë. Unë dua t’ju them që kontrata për liqenin filloi asokohe por ato sdonin të bënin rrugë, në menjëherë e rinegociuam kontratën duke futur rrugën që e ka bërë Gramshin sot destinacion turistik” tha ai.

Balla iu rikujtoi gjithashtu banorëve pagat e infermierëve që tani janë të dyfishuara dhe pensionet që u rritën me 5%.

“Në 2010 një infermierët paguheshin 300 milek te vjetra tani paguhet 600. Pensionet i kemi rritur me 5% dhe synojmë që mandatin e ardhshëm ta përmirsojmë. Në 25 prill duhet të votoni dikë që do t’ju mbështesë” u shpreh ai.

Më tej Balla tregoi se si Rama po çon para betejën e vaksinimit ndërkohë që Basha po përhap shumë Covid-19 dhe bëri thirrje për ruajtjen e masave.

“Ndërkohë që Rama po çon para betejën e vaksinimit, Shqipëria po përballet edhe me betejën e Lulit për të përhapur sa më shumë Covid, është e papranueshme. Me sa kemi mundësi duhe të ruajmë masat që në fund të fushatës zgjedhore mos të përfundojmë si Mali i zi dhe Kosova” shtoi Balla.

Balla e mbylli fjalën e tij duke iu bërë thirrje qytetarëve të Gramshit dhe sidomos atyre demokratë që të mos ja japin votën atyre që nuk kanë gjë për të dhënë por t’ia japin votën Partisë Socialiste që vendi të ketë zhvillim.

“Kam dhe një thirrje për demokratët e Gramshit: Qojeni zemrën në vendin e duhur, jepjani votën kandidatëve të Partisë Socialiste. Mos ja jepni votën Lulit se qon ujin te mulliri i Ilirit. As Monika nuk ka gjë për të dhënë për Gramshin. Kush do punësim, paga më të larta dhe investime në Gramsh duhet të votojë Partinë Socialiste, numrin 12, Edi Ramën” përfundoi ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona