Balla pas seancës: Basha s'do vijë ndonjëherë, i ka fobi këto godina

Balla pas seancës: Basha s'do vijë ndonjëherë, i ka fobi këto godina

Taulant Balla

Pas seancës gjyqësore, Taulant Balla është prononcuar për kamerat duke u shprehur se nuk e besonte se Basha do të vinte ndonjë herë që të përballej me të për çështjen "Toyota Auris".

Po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit. Unë e dija që Lulzim Basha ka fobi nga këto godina dhe nuk e besoj që do të paraqitet ndonjë ditë. Dhe të vijë që të përballet me akuzuesin. Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi dhe do të fitoj një vendim gjykate. Kur thamë që Berisha i  dha Bashës PD-në në dorë si një lodër, ky kalamani po e thyen lodrën përditë.

Taulant Balla

Në fund Balla, tha se në fund të procesit nga Krimet e Rënda, do të ketë edhe një proces për dënim e shkaktuar dhe se paratë do t'ja dhurojë fëmijëve jetimë.

Do të kemi edhe një proces civil për dëmin e shkaktuar. Më pas do ua dhurojmë fëmijëve jetimë. Po Luli ka shumë para, paguan 200 mijë euro Babalen.

 Taulant Balla


Lajmi kryesor:

Palët nuk pajtohen, ndërpritet seanca gjyqësore mes Ballës dhe Bashës për Toyota Auris-in (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim