Balla pas takimit me Ambasadorin britanik: KQZ të mbylli çështjen e fletës së votimit, nuk ka arsye për vonesa! PD të respektojë masat anti-COVID

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me Ambasadorin britanik tek selia e PS, me të cilin diskutuan rreth disa çështjeve të rëndësishme të momentit.

Në një deklaratë për mediat pas takimit të zhvilluar, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 prill.

“Beteja elektorale në Elbasan është një betejë programesh dhe ekipesh. Jam i sigurt qe populli i Elbasanit do te dëshmojë një kulturë të lartë demokratike. Apeli im është që të votoni të gjithë.”, tha ai. 

Balla foli edhe lidhur me takimin e zhvilluar me ambasadorin, duke thënë se kanë rënë dakord se Komisioni Zgjedhor duhet të përmbylli sa më shpejt të jetë e mundur çështjen e fletës së votimit, në mënyrë që të mund t’i shpejtohet qytetarëve lidhur me mënyrën e votimit.

“Me ambasadorin patëm një bisedë miqësore. Kemi rënë dakord që komisioni qendror i zgjedhjeve të përmbylli sa më shpejt çështjen e fletës së votimit që ne te kemi mundësi ti shpjegojmë qytetarëve mënyrën e votimit.”, shoti drejtuesi politik i PS.

Ai shtoi se nuk gjen arsye për këtë vonesë dhe se së bashku me ambasadorin kanë rënë dakord se partitë politike, duhet të heqin duart nga procesi administrimit.

“Nuk gjej arsye pse vjen kjo vonese. Se bashku me ambasadorin ramë dakord që partitë politike t’i heqin duart një herë e përgjithmonë nga procesi i administrimit”, tha ai. 

Balla përmes fjalës së tij i ka bërë apel PD të respektojë masat anti-COVID, e të mos krijojë grumbullime të cilat mund të jenë të rrezikshme në përhapjen e COVID-19.

“Dua të them që PS do të punoje çdo dite që të kemi zgjedhje normale. Apeli im ndaj PD te sillet e përgjegjshme sepse kam parë që edhe në zonat tona të Elbasanit mbledhin njerëz dhe i çojnë ne vende pa maska duke shkaktuara përhapje te COVID-19”, tha Balla. 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së