Balla:PD votë kundër negociatave
5 deputetë lobuan në BrukselBasha:Jo thirrje kundër, në sinkron me BE

Balla:PD votë kundër negociatave<br />5 deputetë lobuan në BrukselBasha:Jo thirrje kundër, në sinkron me BE
Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzon Partinë Demokratike se ka "mandatuar" pesë deputetë për të lobuar në Bruksel kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë.
 
Balla shkruan në Facebook se deputetët që po lobojnë janë Aldo Bumçi, Kastriot Islami, Oerd Bylykbashi, Eduard Halimi dhe Genc Pollo, ndërsa publikon edhe tekstin që mori votat e të majtëve dhe të djathtëve, përfshirë edhe atë të Majlinda Bregut.
 
Reagimi i plotë i Ballës në Facebook:
"Skandali i PD shkon deri ne fund. Bumçi, Islami, Bylykbashi, Halimi dhe Pollo votojnë kundër rekomandimit për hapjen e negociatave.
Ja teksti qe mori votat pro te deputeteve te mazhorances, eurodeputeteve te majte, te djathte dhe te gjelbër dhe te Majlinda Bregut:
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i "bën thirrje Komisionit Europian dhe Këshillit për hapjen e negociatave dhe Shqipërisë te siguroje me shume progres te qëndrueshëm ne lodhje me implementimin e 5 prioriteteve, qe duhen për hapjen e negociatave".
 
Faleminderit miqve te Shqipërisë ne Parlamentin Europian!

 
Opozita nuk mundi ta prishe lajmin e mire qe Shqipëria jone pret nesër nga Komisioni Europian, pra rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave per anëtarësim ne Bashkimin Europian. Megjithëse se ushtari Aldo beri edhe sot kamikazin.
Keqardhje për @vajmedetopozitajone". 

balla

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social