Balla: “Për Lulzimin sot koifiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë”

Balla: “Për Lulzimin sot koifiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në një takim që u zhvillua në Elbasan për të konsultuar me grupet e interesit strategjinë kombëtare të punësimit. Një nismë kjo e Grupit Parlamentar të PS, për rritjen e mëtejshme të punësimit dhe adresimin e tij sipas nevojve të tregut.

Në fjalën e tij, Balla u shpreh se ndihma ekonomike është një zgjidhje e përkohshme dhe se ajo nuk nuk të shpëton, por thjeshte të zgjat vuajtjen.

“Ilaçi më i mirë për familjet e varfra në Shqipëri nuk është ndihma ekonomike, por kapacitetet e ekonomisë sonë, vendimarrja dhe politikbërja jonë që ti shkëpusim nga ndihma ekonomike, për ti futur në punësim”, tha Balla.

Balla gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe mosbindjen civile të opozitës, ku tha se kryatari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk paguan faturën e ujit të pijshëm nga shtatori i 2017. “Ky është i pari që e ka filluar “mosbindjen civile”, pastaj po e ndoqi njeri mbrapa mirë. E sigurtë që nuk do ta ndjekë njeri mbrapa”, tha Balla.

Ndërsa përsa i përket protestës së organizuar nga opozita, duke bllokuar akset rrugore dhe duke djegur goma, Balla tha: “Do doja ta mbyllja me diçka që më tha përpara se vinim këtu një sipërmarrës i Elbasanit. Kishim një vit që në Elbasan nuk kishim më tym, sepse ishim mësuar me tymin e plehrave, por Monika me Edmond Spahon na khyen dje tymin, duke djegur goma në Bradashesh, na kishte marë malli për tym sepse kishim 26 vite që hanim tym, por falë Edi Ramës Elbasani është shëruar nga një prej sëmundjeve më të mëdha që ka pasur në gjithë këto vite tranzicioni, shërimi ndaj sëmundjes së tymit të plehrave. Deklaroi Balla.

Sipas Ballës, për Lulzimin sot koifiçenti i lumturisë matet me sa mund ti bëjë keq Shqipërisë.

“Detyra jonë është të vazhdojmë ti bëjmë mirë Shqipërisë. Edhe pak ditë, pavarsisht tymit të gomave, çizmeve, klithmave, ne do të kemi mundësi që më 17 prill të marim një lajm të mirë për Shqipërinë, që është rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Jam shumë i sigurtë çizmet , klithmat, gomat, Luli, Saliu, Monika do vazhdojnë të njënjtën këngë, detyra jonë është të krijojmë sa më shumë punë për shqiptarët, të cilët ende nuk kanë pasur mundësi tju jepet një vend pune”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 07/04/2018 18:54

    Luli e di mire matematiken.. le te mate ket timin, ai i dalin llogarite

    Përgjigju
  • Hasan: 07/04/2018 11:13

    O katunari ku ka mbetur politika shqipetare te Martin mendje nga balla

    Përgjigju
  • PALLA: 07/04/2018 01:56

    ARRESTO TAHIRIN OSE PRIT RADHEN NE ELBASAN .MOS THIRR SE RAMA NUK ESHTE NE HUMOR .NESE KE VIRUSIN EBOLA MERR VAKSINEN "TRUMP"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja