Dy emrat e opozitës për Avokat të Popullit, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj u rrëzuan me votat e mazhorancës me të njëjtin argument: Këtë institucion nuk duhet ta drejtojë një figurë e angazhuar politikisht. Mazhoranca thotë se nuk do të lëkundet nga ky qëndrim edhe në fazën e dytë të këtij procesi, teksa opozita që propozon kandidatët kalon në një tjetër sfidë për të gjetur një emër konsensual mes 2 kampeve të përçarë brenda selisë blu.
E sigurt është, se nëse do të ketë një rikandim të Avokates aktuale të Popullit Erinda Ballanca, që i ka mbaruar mandati, kriteri që do i garantojë votën kundër të mazhorancës, është përfshirja e saj politike.
"Këtu ne kemi bërë një diskutim me opozitën dhe kemi kërkuar që avokati i pooillit të jetë një personalitet në fushën e jurisprudencës por jo në ndonjë lidhje të caktuar me partinë demokratike. Avokati i një partie politike nuk mund të jetë avokati i popullit dhe dialogu konstruktiv nuk është pazar", tha Balla.
Në një intervistë për Report Tv, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, socialistët do të fitojnë edhe bashkinë e Shkodrës që aktualisht drejtohet nga kryebashkiaku Bardh Spahia, i grupit të rithemelimit.
"Kemi parasysh një kandidatur shumë të shkëlqyer që do ti japim Shkodrës në këto zgjedhje.Është një ekspert i padiskutueshëm i menaxhimit dhe administrimit të projekteve për shumë vite me radhë, por le të jetë kolegia ime Spiropali si drejtuese politike e qarkut që ta komunikoj atë me ju", tha Balla.
Balla theksoi se në 2023, Kuvendi do të jetë i angazhuar me një agjende legjislative të rëndësishme, dike iu referuar reformës zgjedhore, amnistisë fiskale rrugëtimit drejt integrimit Europian, ku kuvendi ka për detyrë përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1008
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor, 11:38
-
Balla pret Presidentin e Institutit Italian për Kujdesin e Punëtorëve, në fokus të drejtat e punëmarrësve shqiptarë në Itali
6 Dhjetor, 14:23
-
Sfidat e procesit të zbatimit të rekomandimeve nga institucionet e pavarura, Balla: Zbatueshmëria është në rritje, të adresojmë problemet!
4 Dhjetor, 15:03
-
Berisha kërkoi 1 minutë heshtje për profesor Repishtin, Balla e 'shigjeton': Fyerje, vite më parë e akuzove si spiun të Sigurimit (VIDEO)
3 Dhjetor, 16:48
-
Balla takim me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve dhe dialogu politik
2 Dhjetor, 20:07
-
Monitoruesit e Këshillit të Europës në Tiranë, Spiropali: Dalja nga monitorimi, rezultat i reformave! Balla: Prioritet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
2 Dhjetor, 10:49
-
DEBATET/ Opozita vendos flamurin serb në Kuvend, Balla u kërkon ta heqin: Mos provokoni! Bardhi: Lërini patriotizmat, vidhni Shqipërinë
18 Nëntor, 18:48