Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Balla ka postuar një foto të Shehajt në Aeroportin e Rinasit, duke aluduar për largimin e tij drejt Italisë për pushime pas protestës së qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec, ndërsa e cilëson kreun e Partisë Mundësia si “të vetëshpallur lider” të saj.

“Mbaroi protesta, tani i vetshpalluri lider i saj, ikën për weekend në Itali. Ju thashë çunave dhe gocave të flamingove, mos e qasni aty. Ky tradhëtoi Lulin dhe Mulin (Saliun se ze me gojë) jo më ju”, shkruan Balla në postimin e tij.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Qershor, 11:02

    Jeni me Edi Ramën për zhvillimin e Zvërnecit?