Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka mirëpritur sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon), përfaqësuese e suksesshme e diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë, Gjermani.

"Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Enkelejda Dajçin (Beqon) përfaqësuese e suksesshme të diasporës shqiptare në Landin e Bavarisë?Gjermani', tha ai.

Balla vlerësoi lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit dhe punësimit, duke i konsideruar ato si faktorë kyç për integrimin dhe suksesin e shqiptarëve në Gjermani. 

"Në Bavari jetojnë e punojnë rreth 18 mijë shtetas shqiptarë dhe vlerësojmë lehtësimin e procedurave për lejet e qëndrimit, punësimit. Gjithashtu në universitetet e Bavarisë studiojnë afro 800 studentë shqiptarë", tha ai.

Takimi u konsiderua një dëshmi e rëndësisë që institucionet shqiptare i kushtojnë diasporës dhe forcimit të lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë vendit.