Balla: PS organizoi një fushatë zgjedhore model, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarëve burracakë për të bërë pis Elbasanin

Balla: PS organizoi një fushatë zgjedhore model, pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarëve burracakë për të bërë pis Elbasanin

Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se Partia Socialiste arriti të organizojë  një fushatë zgjedhore model pavarësisht atyre që i cilësoi përpjekjeve të kundërshtarëve për të bërë pis Elbasanin në përmbyllje të fushatës zgjedhore.

“Për çdo qytetar të Elbasanit që do të votojë në 25 prill, ju duhet të identifikoni fort themelet, bazat e kësaj fushate. Nga kundërshtarët nuk u tha asnjë fjalë se çfarë është bërë mirë, çfarë është bërë në këto 8 vite dhe sigurisht si mund të bëhet më mirë, vetëm zi. Fjala krim, fjala papunësi, çdo fjalë e zezë përkundrejt Elbasanit, ndërkohë që në po vazhdojmë punën në mënyrë intensive për të transformuar këtë qytet dhe dallimi mes si e gjetëm në 2013 dhe si e gjetëm sot është një dallim shumë i madh, padyshim që edhe ne nuk jemi aspak të kënaqur me çfarë kemi arritur deri më tani por jemi në drejtimin e duhur, po shkojmë drejt një transformimi për t’i dhënë këtij qyteti peshën, vlerën, rolin, vendin që i takon dhe unë dua të garantoj Elbasanin se përpjekjet për ta nxjerrë këtë qytet që vijnë gjithmonë nga një palë, tha Balla. 

Balla u ndal edhe te incidenti që u regjistrua më 14 prill në Elbasan, ku pati nj ëpërplasje mes simpatizantëve të PD me ata të PS, ndërsa tha se në Ditë e Verës, PD erdhi në festë me flamuj partie.

“Elbasani në çdo 14 mars është kryeqytet i Shqipërisë dhe ajo që na u vu përpara është një shprehje e turpshme e fyerjeve, e sharjeve dhe e një turpi të madh që të shkosh në dasmë me flamuj partie. Zakoni e ka që në dasmë shkohet pa flamur partie. Në dasmën e madhe të Elbasanit erdhën me makina që xhironin gomat, që bllokuan trafikun, që penguan banorët të vijnë në Elbasan dhe pastaj duke sharë miqtë që shkojnë në festë e për të shkuar pastaj në një akt tjetër të cilin nuk dua ta identifikoj vetëm si një ngjizje të kahershëm që PD ushqen sa herë që kërkon të marrë pushtetin me dhunë”,- u shpreh Balla.

Balla më tej gjatë fjalës së tij tregoi edhe pritshmëritë e tij në lidhje me ditën e zgjedhjeve teksa bëri edhe një paralelizëm të pjesëmarrjes në fushatën elektoralë të PD-së dhe PS-së.

“Ne presim që në 25 prill presim të marrim një rezultat që PS e Shqipërisë nuk e ka marrë asnjëherë. Bojkotimi nga ana e qytetarisë së Elbasanit të mitingut përmbyllës të PD-së është shprehja e qartë e një rezultati katastrofik që e pret PD në Elbasan në 25 prill.”, tha Balla.

Për të bërë realitet planet dhe projektet e programuara për mandatin e tretë qeverisës, Balla kërkoi mbështetjen me votë të popullit të Elbasanit. Sipas tij, e rëndësishme është që pjesëmarrja në votime të jetë sa më e lartë.

“Në 26 prill, për ne fillon një akt i ri detyrimesh ndaj këtij qyteti dhe ndaj këtij qarku por duke qenë se jemi me rininë e qytetit të Elbasanit unë dua t’ju them se kemi një plan shumë të rëndësishëm transformimi të këtij qyteti qe lidhet me projektet për ta shndërruar Elbasanin në një destinacion  të rëndësishëm pse jo edhe turistik për kryeqytetin dhe pjesën tjetër të Shqipërisë. Ndërtimi i të ardhmes këtu është një objektiv që do ta bëjmë së bashku me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Për të shkuar drejt këtij objektivi, na duhet që në 25 prill, të mundësojmë një pjesëmarrje më të madhe të Elbasanit në zgjedhje”, deklaroi Balla.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘U rrita me to’, Namik Dokle sjell 52 legjenda nga Gora, krahina që bashkon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë: Shkruhen për herë të parë, më kanë inspiruar!

‘U rrita me to’, Namik Dokle sjell 52 legjenda nga Gora, krahina që bashkon Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë: Shkruhen për herë të parë, më kanë inspiruar!