Vijon "lufta" me foto dhe video mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Fillimisht ishte Berisha ai cili publikoi mesazhin dhe fotot e "Qytetarit Dixhital" ku pretendohej se Taulant Balla shoqërohej me një trafikant kokaine i identifikuar si Maks Beco.
Nuk vonoi përgjigja e Ballës i cili publikoi foton reale ku ndodhej përkrah kryeministrit Edi Rama dhe akuzoi Berishën për montazh. Por përplasja vijoi edhe sot. Berisha publikoi një video ku Balla shihej sërish në krah të trafikantit, por socialisti i hodhi poshtë akuzat duke u mbrojtur se gjithçka ishte montazh. Nga ana tjetër, deputeti socialist publikoi fotot e Lulzim Bashës, por edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha me një të arrestuar për trafik droge 7 vite më parë.
"Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thush Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës"
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS
Oligert Musta është arrestuar në vitin 2011 pasi në automjetin ku ai udhëtonte bashkë me tre persona të tjerë u gjet një sasi kanabisi e cila po trafikohej, ndërsa iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë.
Kesaj i thone shkertdhatokraci.. shih oborrin e komshiut se temin e kam te "paster" si jashtqitja e Lanes desha me then.
Përgjigju