Balla për Report TV: Qeveria holandeze na mbështet, rezoluta për rikthimin e vizave s'ka fuqi

Nga Haga ku delegacioni shqiptar po zhvillon takime me qëllim bindjen e Holandës të votojë pro për hapjen e negociatave për vendin tonë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një intervistë për gazetaren e Report TV Esiona Konomi se vlerësimi i komisionit europian për hapjen e negociatave do të jetë pozitiv.

Kreu i grupit parlamentar u shpreh se është besim plotë se qeveria e Holandës do të rekomandojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Balla tha se shanset për të çuar përpara rezolutën për heqjen e vizave për Shqipërinë në parlamentin holandez është zero.

Cilat ishin shqetësimet e kolegëve holandezë?

Nuk mendoj se ishin shqetësime por shkëmbime idesh dhe sigurisht edhe pyetje nga kolegët holandezë që lidhen me adresimin nga ana e Shqipërisë por jo vetëm, qoftë kjo edhe nga problematika mbi rezolutën e fundit në parlamentin holandez. Ajo që është e rëndësishme të themi është se javën tjetër del raporti i Komisionit Europian mbi progresin  e bërë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duket qartë se vlerësimi do jetë pozitiv. Unë shpresoj se edhe në Parlamentin e Holandez.

Qeveria holandeze është e vendosur të ecë përpara. Jemi në një kontekst të vështirë në Holandë, pasi kemi një koalicion  të përbërë nga katër parti. Jam shumë krenar që Shqipëria këtu vlerësohet maksimalisht. Informuam kolegët holandezë me një rritje të intensitetit të bashkëpunimit të policive mes dy vendeve për goditjen e grupeve kriminale.

Në këto takime që zhvilluar sot cila është përshtypja ose bindja politike që keni krijuar? Nga do të peshojë vendimi i Holandës nga skeptizizmi francez apo nga këmbëngulja për zgjerim e Gjermanisë?

Unë jam besimplotë që ky vit është viti i fillimit të bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE pavarësisht se Europa e bashkuar nuk është më si 10 vite më parë. Klima anti-zgjerim është më e madhe se më parë. Holanda voton pasnesër për parlamentin e ri europian dhe vetë autoritet holandeze nuk kanë dashur që politikat e zgjerimit të bëhen çështje të rendit të ditës. Jam besimplotë se edhe pozicioni i Holandës edhe vendeve të tjera anëtare, tashmë është bërë publik se qeveria ka rekomanduar miratuar rekomandimin pozitiv. Shqipëria ka bërë një pjesë të rëndësishme të detyrave që lidhen me nisjen e bisedimeve. Nuk ke një zyrtar këtu në Holandë apo kudo tjetër që nuk vlerëson maksimalisht ecurinë e Shqipërisë përfshirë këtu kapituj për shtetin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Nga Holanda Shqipëria ka dëgjuar lajmin për vizat. Në c'fazë është ky proces?

Edhe vetë deputetët që e kanë votuar thanë se shanset për të çuar përpara këtë rezolutë janë zeo. Krimi luftohet më mirë kur jemi më të bashkuar. në shifrat niveli i kriminalitetit nga Shqipëria është thuajse 100 herë më i vogël se ai polak. ne jemi seriozë edhe në leximin e tyre për t'i përkthyer këto në detyra shtëpie. Ajo që ka bërë policia jonë është reflektuar pozitivisht edhe në Holandë.

Lulzim Basha është duke kryer takime të tjera ku bën thirrje për protestën e ardhshme të 25 Majit. Borsch ka thënë se protestat po përcjellin sinjale negative për hapjen e negociatave. Nga takimet që keni pasur ju e keni ndjerë këtë lloj ndikimi për vendimin që mund të marrë Holande?

Zgjedhjet do të zhvillohen. Mua më vjen keq që imazhet e publikuara në media i bëjnë dëm imazhit të Shqipërisë dhe trembin turistët që u rritën ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Pavarësisht përpjekjeve të dështuara të opozitës, Shqipëria do e kthejë 2019 në vitin e hapjes së negociatave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'