Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri, po rekomandohet në Moldavi.
Balla tha se rezultatet e SPAK në 6 vite, ka rezultate më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite.
“Dëgjova se u tha se Reforma në Drejtësi, meqenëse ka dështuar, nuk iu është rekomanduar, nuk është e vërtetë zonja topalli. Përkundrazi, informohuni. Reforma në drejtësi në Shqipëri vijon të rekomandohet. Vendi i fundit që ka sjellë ekspertët këtu, pas Kosovës, në këtë moment që flasim, janë përfaqësues të Moldavisë në Shqipëri, të cilëve KE iu ka kërkuar, në fazat e formës që atyre iu është kërkuar, vettingu në njërën krah dhe SPAK kanë pasur një vizitë zyrtare ka takuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme atje, u tha se në lindëm si shembull i suksesit të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri. Pa dashur pa të hy në atë që tha kolegu Xhafaj, besoj se shifrat ua hodhën poshtë atë që ju u munduat të thoni tre ditë më parë. Unë nuk e di se ku e gjeni frymëzimin të thoni që Prokuroria e Krimeve të Rënda, në 15 vite kishte rezultate më të mira sesa SPAK në 6 vjet. Shifrat janë kokëforta dhe flaim për numër të lartë të proceduarve dhe rezultat më konkrete. Prandaj, ju të nderuar të PD-së, sepse të paktë në këtë diskursion sa i përket pjesës së opozitës, se ka edhe një copëz nga opozita që mendon ndryshe nga ju për ecurinë e Reformës në Drejtësi”, tha ai.
Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm.
‘Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, ku njëra prej tyre është se nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm dhe ky ka qenë fakt. Po ta mbani mend, një prej rekomandimeve që na e thoshte progresraporti çdo vit, nga 2008 deri në 2012. kishte një fjali, një frazë që thoshte, kërkohet që Shqipëria të ketë një listë të politikanëve të lartë, të cilët procedohen penalisht dhe drejtësia të vendosi, mbi fatinë tyre. Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë, ish-kryeministra që sot janë para drejtësisë. Kjo as nuk imangjinohej. Madje as nuk pranonin që të shkonin para prokurorit, kur ai të thirrtë. Sa kanë kaluar nga koha kur në 2011, kryeministri urdhëronte policinë që të mos zbatonte urdhërat e prokurorisë. ‘I bëj thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat për arrestimin e drejtuesve të Gardës të Republikës, të cilët me urdhër të Sali Berishës, kishin qëllur mbi popullin opozitar dhe mbi protestuesit dhe kishin lënë të vdekur 4 bijë nënash që sot janë heroj të Shqipërisë, Prandaj duhet të flisni mbi fakte që kanë ndodhur dhe fakte që kanë ndodhur. Duhet të vinte qershori i vitit 2013, kur shqiptarët i besuan qeverinë PS, dhe në 22 korrik 2016, 140 deputetë në këtë sallë, kanë votuar këtë Kushtetutë ku është ngritur drejtësia e re. Më mire djepi bosh, sesa shejtani brenda zonja Jozefinë dhe ‘shejtanët e drejtësisë’ shumica e tyre janë larguar”, tha Balla.
Po ashtu Balla i beri thirrje KLP-së dhe KLGJ-së, duhet që të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit. Sipas tij, rekomandimet e Kuvendit, nuk janë adresuar nga dy institucionet e drejtësisë.
‘Po duhet të merren të dhënat e fundit, gjimnazistëve minoritarë në Shqipëri t’i fusim në Universitet. Se bëjmë dot. Do të kemi kohë ta diskutojmë këtë gjë, po kur shtyhesh nga mania dhe ja fut noj herë kot. Për të shkuar tek çështja që jemi mbledhur, unë besoj se KP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Ndonjëherë konstatoj me keqardhje se na përsëritën vit pas vit, të cilat nuk janë adresuar. Mos harroni që detyrat që lë Kuvendit, zonja dhe zotërinj të KLP-së dhe KLGJ-së, rekomandimet e Kuvendit, i cili është institucioni më i lartë në këtë vend, duhet të thoni edhe pse nuk janë adresuar çështjet që Kuvendi iu lë detyra. Nuk e zgjedhim ne kryetarët e gjykatave. Ka qenë një kohë kur vinte dekreti për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe futej në sirtar dhe nuk dilte më”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë











