Balla: Reforma në Drejtësi ka shkaktuar dallgë të mëdha, trazoi Saliun, por do të ndëshkojë edhe tanët

Balla: Reforma në Drejtësi ka shkaktuar dallgë të mëdha, trazoi Saliun, por do të ndëshkojë edhe tanët

Taulant Balla

Reforma në drejtësi ishte kryefjala e llogaridhënies në Shushicë të Elbasanit, jo vetëm si përgjigje ndaj shqetësimeve të qytetarëve, por si përgjigje e të gjitha zhurmave që po krijojnë ata që kanë frikë prej saj. Por Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla tha se reforma në drejtësi nuk do kursejë askënd, i kujtdo krahu politik qoftë ai:

Kemi bërë reformën në drejtësi, por ne e dimë që gjithë kjo dallgë ka trazu Saliun, ka trazu Saliun sepse ky Luli është kot.  Por ne kemi bërë një sistem drejtësie që do të ndëshkojë edhe tanët, jo vetëm të tyret, por edhe ndonjërin nga tanët që e ka futur duart atje ku nuk duhet, ska për të shpëtuar.

Ne kur kemi ardhur këtu në 2017 cfarë ju thamë? Ne kemi thënë që po bëjmë një sistem që si të shkojë Prenga si të shkoj Hasani ka për të marrë vendimin kush ka të drejtë, jo kush paguan më shumë.

Taulant Balla

Ndërsa për Ministren e Sipërmarrjes Sonila Qato reforma në drejtësi është një nga arritjet më të mëdha të kësaj qeverie dhe rezultatet e saj kanë filluar të jenë të dukshme tashmë edhe për qytetarët.

Disa arritje të qeverisë janë reforma në drejtësi përmes procesit të vettingut i cili po dëshmon se sa i kalbur ka qenë sistemi i drejtësisë. Pa drejtësi ne nuk mund të vendosim dot asgjë. Kur përplasemi në dyert e gjykatës apo të drejtësisë të gjithë duhet të marrin shërbimin e drejtë. Ndërkohë hapja e negociatave për Bashkimin Evropian është një dëshmi që qeveria shqiptare është duke hecur në rrugë të mbarë. Tre janë prioritetet kryesore, nxitja e punësimit dhe brenda vitit të parë punësojmë rreth 25 mijë punonjës dhe brenda mandatit ti kalojmë 220 mijë punonjës, e dyta është nxitja e investimeve në cdo fushë

Sonila Qato 

Llogaridhënia në Shushicë të Elbasanit vuri përballë qytetarëve Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen, Kryetarin e Grupit Parlamentar, Taulant Balla, zv.ministra, pushtetarë vendorë e drejtorë të drejtorive të përgjithshme.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llum llumi Basha: 29/05/2018 18:21

    Sa te kem baba Saline dhe vella Babolen nuk pyes per reforme ne Drejtesi.

    Përgjigju
  • Koke qymezi: 29/05/2018 16:03

    DO ISHTE KENAQESI SIKUR TE GODITET BALLA ME NJE PESHK NE KOKE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes