Prrenjas, Ahmetaj: Auditim të plotë investimeve! Balla i përgjigjet kryebashkiakes së LSI

Prrenjas, Ahmetaj: Auditim të plotë investimeve! Balla i përgjigjet kryebashkiakes së LSI

Balla gjate takimit ne Prrenjas

Llogaridhënia Publike e Qeverisë vijoi në qytetin e Prrenjasit, ku Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, zëvendësministrat e Drejtësisë, të Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtorët e përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe ai i OSHEE, sëbashku me deputetin e zonës Nuri Belba iu përgjigjën pyetjeve dhe kërkesave të banorëve. Gjatë llogaridhënies disa banorë të qytetit të Prrenjasit ngritën shqetësimin cilësia e investimeve.

 Megjithëse Qeveria Rama ka investuar në qytetin tonë në sheshe, rrugë, shkolla, qendër kulturore vetëm në 3 vitet e fundit, bie në sy se cilësia e punimeve në këto investime është shumë e dobët.

Qytetar

Lidhur me këtë shqetësim të drejtë të banorëve, Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh se ai do të vendosë në lëvizje inspektimin financiar për një auditim të plotë të të gjitha investimeve të bëra në Prrenjas dhe personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla iu përgjigj edhe pretendimit të Kryetares së Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira e zgjedhur nga radhët e LSI, për coptimin e ujësjellësit, pretendim i cili sjell pashmangshmërisht rrezikimin e një investimi prej 7.7 milionë euro të Qeverisë Gjermane.

Përpjekja e Bashkisë së Prrenjasit për të copëtuar në pjesë ujësjellësin, e imja e jotja, është një “luftë” me mullinjtë e erës, përpjekje pa kuptim. Unë i bëj thirrje kryetares që të heqë dorë, sepse kjo nuk ndodh. Marrëveshja është firmosur nga vetë Bashkia Prrenjas, Bashkia Librazhd, Qeveria shqiptare dhe ajo Gjermane, e në fund ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Nuk mund t’i çojmë ne dëm 7.7 milion Euro të qeverisë Gjermane në sherrin e kryetares apo kujdo tjetër se kush do të bëjë tenderin e ujësjellësit.

Dhe sa për dijeni, nuk e bën as bashkia Librazhd as ajo e Prrenjasit, e bën Drejtoria e Përgjithshme e Kanalizimeve nën lupën e standardeve të Kfë. Shtoj këtu edhe 3 miliard lekë që ka miratuar Fondi Shqiptar i Zhvillimit për ujin e pijshëm të Rrajcës, investim që duhet të fillojë së shpejti. Miqësisht i them mikes time Mirandës se kjo historia për të çarë ujësjellësin në gjysma nuk ka gjasë të ndodhë, pa realizuar investimin. Shqipëria duhet të shkojë drejt një trendi tjetër ku pas disa vitesh do të ketë vetëm një kompani ujësjellësi në Qarkun e Elbasanit apo më gjerë në nivel rajoni e që të kujdeset që uji shkon në cdo shtëpi, në cepin më të largët

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën