TIRANE - Taulant Balla, deputeti i Librazhdit ka inspektuar sot një ndër rrugët e Librazhdit e cila ka mbetur në gjendje të mjerueshme prej kohësh. Foton e rrugës Balla e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook ku veç të tjerash thekson faktin se së shpejti administrimi i rrugëve rurale do të hiqet nga administrimi i Qarkut dhe kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet aplikimit të reformës administrative.
Më poshtë statusi i plotë i Taulant Ballës
Rrugët rurale, rrugë në mëshirë të fatit
Një ndër avantazhet e reformës administrative territoriale do të jetë heqja nga administrimi i Qarkut të rrugëve rurale.
Rruga e Polisit është një ndër rrugët që duhet të mirëmbahet nga Këshilli i Qarkut Elbasan, por kjo nuk ndodh. Me paratë e mirëmbajtjes së rrugëve, pihet raki në Elbasan.
Sot erdha për ta parë nga afër situatën dhe shpresoj që nesër me ndihmën e disa kompanive private do të bëjmë një ndërhyrje emergjente, sepse rruga është pothuajse e pakalueshme.

Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com