Balla takim me banorët e Babjes në Librazhd: Asfaltimi i rrugës një premtim i mbajtur! PS parti e shtresave në nevojë!

Në vijim të fushatës elektorale, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me banorët e fshatit Babje në Librazhd.  Në bashkëbisedim me banorët, Balla tha se vendi është kthyer në një kantier ndërtimi për shkak të investimeve të shumta që po bën PS në këtë zonë dhe jo vetëm.

Numri dy i PS shtoi më tej se vetëm falë punës së qeverisë Rama dhe PS, në Librazhd është investuar më shumë se asnjëherë tjetër.

“Ku ishim në 2013? Kishim një shkollë pa çati në Babje dhe e rindërtuam. Filluam punën për transformimin e këtij fshati. Qëllimi im është që të bëjmë një lidhje sa më të shkurtër edhe me fshatin Polis. Zhvillimi i infrastrukturës po na jep sot mundësinë që ne të shkojmë drejt një drejtimi që nuk e kemi pas. Mikpritjen siç e ka Librazhdi nuk e ka asnjë vend tjetër në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë investimet dhe në problematikat e furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Balla.

Teksa u ndal tek ndihma ekonomike, Balla theksoi se krahasuar me vitin 2013, sot ky fond është rritur me 7 herë më shumë. Sa i përket investimeve në shëndetësi dhe procesit të vaksinimit, Balla ndërsa u ndal tek kjo e fundit, u bëri thirrje banorëve mbi 60 vjeç të vaksinohen.

“Na duhet që prej 1 qershorit të hapim Shqipërinë, kufijtë plotësisht. Çfarë kemi arritur të bëjmë deri më tani në Librazhd është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë në çdo cep”, tha Balla.

Në fund, kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi mbështetjen e banorëve që të votojnë PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:07
Balla nga Elbasani: PS parti e shtresave në nevojë! Drejtësia e fortë është mburojë për nënat kryefamiljare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me gratë kryefamiljare në Elbasan. Balla gjatë fjalës së tij, u shpreh se PS do të vazhdojë të mbështesë familjet në nevojë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim familjet në nevojë jo vetëm përmes skemës së ndihmës ekonomike, që ka qenë dhe mbetet një prej instrumentave. Gjatë pandemisë, ne në Kuvendin e Shqipërisë, unë, Evisi dhe disa nga kolegët e mi votuam për një rritje shumë  ndjeshme të fondit të ndihmës ekonomike. Alokuuam 25 milion dollarë që i dhanë mundësi gjithë bashkive dhe gjithë institucionit të asistencës së ndihmës ekonomike, që të dyfishojmë ndihmën ekonomike për çdo familje. Unë e di që ndihma ekonomike është thjesht një instrument për të shëruar sado pak plagën që vjen nga varfëria. Fokusi ynë në mandatin e ri do të jetë sa më shumë mundësi punësimi për vajzat, gratë, të cilat janë gjithmonë e më shumë të predispozuara që të goditen nga efektet negative të varfërisë.

Sa më shumë ne të rrisim rolin e grave në politike, përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë, aq më e mirë bëhet politika, aq më e mirë bëhet shoqëria shqiptare, aq më e vëmendshme bëhet vendimmarrja në dobi të familjes, në menyrë të veçantë të familjeve në nevojë. Prandaj ne si PS kemi zgjedhur në listën tonë të deputetëve të Elbasanit, 5 gra të cilat kanë një vlerë të veçantë në shoqërinë tonë të Elbasanit.  Prandaj duam t’i kthejmë një përgjigje atyre që duan të rimarrin qeverisjen e vendit, që s’kanë për ta marrë kurrë njëherë.  Si ta linim Spitalin e Elbasanit, ashtu magazinë? Si ta linim kirurgjinë me bisturitë që na kishte lënë Enveri nga miqësia e tij me Kinezët? Çdo familje duhet të dëgjojë zërin e grave, se gratë janë shumë më të qarta se burrat. Gratë e dinë shumë mirë që vetëm me PS dhe Edi Ramën mund të vazhdojë ky transformim që ka nisur.”, tha Balla.

Ai shtoi se PS dallon nga partitë e tjera sepse mbështet shtresat në nevojë dhe ndërmerr politika që të ndihmojnë ata që fitojnë më pak.

“Ne kemi nisur një betejë që është në zhvillim e sipër. Falë Edi Ramës ne jemi sot në kushtet që po hapemi. Goditja e pandemisë ishte shumë e madhe. Rimëkëmbja e ekonomisë është sot objektivi ynë themelor. Në Librazhd, Elbasan, ne po investojmë prej vitesh në rikonstruksionin e banesave të famileve të varfra. Ne sot kemi me dhjetra familje, të cilat janë dëshmitare të kthimit të vëmendjes të qeverisë tek ata që janë më të varfër. Sepse ky është dallimi mes PS dhe kundërshtarëve tanë, ne jemi parti e shtresave në nevojë dhe çdo politikë që ne kemi bërë ka pasur në parim të ndihmojë ata që fitojnë më pak dhe duke taksuar ata që fitojnë më shumë. Luli, Monika, Saliu dhe Iliri thonë të paguajnë taksa njëlloj të gjithë. Si mund të paguajë të dy të njëjtën taksë si Kryeministri dhe pastruesja e kryeministrisë?

Unë dua sot tu jap fjalën time bashkë me Evisin dhe gjithë kolegët e mi,  që ju nuk keni për të qenë asnjëherë vetëm, sikur nuk keni qenë deri më sot, asnjëherë nuk do të jeni vetëm dhe bashkitë tona, shërbimi ynë social dhe të gjithë shërbimet e tjera janë në dispozicionin tuaj, përfundoi Balla.

Ora 15:23
Balla takim me banorët në fshatin Lunik të Librazhdit: 5 mijë euro për të rinjtë që kthehen nga emigracioni dhe hapin bujtina

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Lunikut në Librazhd. Në fjalën e tij, Balla përsëriti angazhimin e kryeministrit Edi Rama se çdo i ri që kthehet nga emigracioni dhe përshtat shtëpinë në bujtinë, do të përfitojë 5000 euro.

“Të dashur motra e vëllezër, fëmijë të Librazhdit dhe ne veçanti të fshatit tim Lunik, unë dua tu them të gjithëve që ky është mandati më i rëndësishëm i gjithë luftës që ka bërë Edi Rama në këto 8 vite për të çuar përpara disa reforma të rëndësishme. Të mos harrojmë që e gjetëm Shqipërinë në kushtet kur ishin prerë shirita, ishin inauguruar rrugë, por asnjë faturë nuk ishte paguar. Faturat i paguam ne mbrapa në gjitha. 700 milion dollarë na u desh të paguanim gjatë 2015-2016. Duhet të kuptojmë që ne kemi pasur përballë ca beteja shumë të rëndësishme. Tani siç duket qartë po shkojmë në fund të luftës me pandeminë. Falë kryeministrit Rama ne jemi një ndër vendet e pakta në rajon që kemi siguruar sasi të mëdha të vaksinave. Tani me përmirësimin e infrastrukturës ne duhet ta kthejmë zonën tonë në një destinacion. Ne do t’i japim 5000 euro çdo djali të Lunikut që kthehet nga emigracioni dhe që do të përshtatë shtëpinë e tij në një bujtinë”, tha Balla.

Ndërsa kërkoi votën për një mandat të tretë, duke premtuar se Librazhdit do t'i kushtohet edhe më shumë vëmendje, Balla tha se do të vijohet me investimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.  Kemi bërë një pjesë të mirë të punës

“Kemi ende shumë punë për të bërë dhe ajo që na pret në këto 4 vite është më e madhe sesa ajo që kemi bërë deri tani. Sepse edhe vëmendja e qeverisë ndaj bashkisë Librazhd  do të jetë shumë e madhe se kjo që ka qene. Por ama meqë jemi në zgjedhje, jam i gatshëm të përballem me këto nga ata të Partisë Demokratike. Le të më thonë sa punë janë bërë këto 7 vite e gjysmë krahasuar me 8 vitet e tyre. Nuk po flas për bashkinë Librazhd, se ajo ka ndryshuar tërësisht. Nëse s’do kishte qenë pandemia ne do të kishim qenë shumë më përpara. Sot jemi në kushtet që besoj po shkojmë drejt fundit, 150-200 raste në ditë është një shifër normale krahasuar me ato që ishin. Ne do të vazhdojmë të investojmë në rrjetin e shpërndarjes së energjise elektrike.  Kemi bërë një pjesë të mirë të punës. Me rrjetin e ri ABC nuk do të kemi më transformatorë në asnjë fshat. Kemi garantuar shërbimin shëndetësor parësor, padyshim që duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë, edhe duke shtuar numrin e mjekëve dhe të infermierëve, por mos të harrojmë që e gjetëm pagën e infermierëve 300 mijë lekë, ua kemi çuar 600. Natyrshëm që nuk konkurrojmë dot me Gjermaninë se kush thoshte njëri që jemi të dytët pas Gjermanisë, ka dalë në pension dhe nuk kthehet më. Është shumë e rëndësishme që të bashkohemi, t’i lëmë mënjanë partizat e vogla, kafet e Monika Kryemadhit, por kësaj radhe t’i japim votën Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”, përfundoi Balla.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë