Balla takim me banorët e Krastës në Elbasan: Zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë çfarë rrjedhe do të marrë Shqipëria
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla me banoren e krastës
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Krastës në Elbasan.
Për Ballën, dy gjëra mbeten themel i punës së PS në këtë zonë dhe konkretisht ai i procesit të legalizimit dhe urbanizimit.
Më tej Balla shtoi se pjesa e qendrës së qytetit dhe ajo e Krastës janë dy zonat ku synohet të bëhen investimet më të mëdha në 4 vitet e ardhshme.
Duke e cilësuar plan serioz dhe real atë që ka qeveria për Elbasanin, numri dy i PS theksoi se zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë çfarë rrjedhe do të marrë Shqipëria më tej.
“Ndaj njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë oferte kemi përpara. Kemi ofertën e Edi Ramës i cili na ka garantuar që po fitojmë betejën me pandeminë, me rindërtimin, për ekonominë. Hapja e plotë që do të bëjmë në fund të majit do të na garantojë një numër të madh turistësh. Këto do të na sjellin më shumë të ardhura dhe të ardhurat do i investojmë në kanalizime, rrugë, ndriçim, në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike", u shpreh Balla.
Kreu i grupit parlamentar të PS, teksa u bëri thirrje banorëve të mos ia shesin votën LSI, iu drejtua edhe demokratëve të zonës, të cilëve u tha mos ta “harxhojnë” kot votën.
“Sot PD bashkëdrejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Luli është kot. A mund ta imagjinosh sot që vota juaj të shkojë në drejtimin e gabuar? Të jetë një votë kundër Edi Ramës sot, është të jetë një votë kundër interesave të Shqipërisë. Reforma në drejtësi është thelbi i gjithçkaje”, tha Balla.
Ai shtoi më tej se Elbasani ka nevojë për Edi Ramën ndaj nëse e besojnë këngën “Elbasan i bukur Elbasan”, kjo mund të bëhet vetëm me Edi Ramën dhe PS.
“Edi Ramës ia kemi të gjithë një borxh dhe unë mendoj që nga unë i pari dhe deri tek të gjithë ia kemi detyrimin që kësaj radhe t’ia japim mandatin nga Elbasani”, përfundoi Balla.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Elbasan/ Vëllai e denoncoi të humbur, 40-vjeçari gjendet pas pesë ditësh! Familja dhe Policia e dërgojnë për mjekim në Spitalin Psikiatrik
10 Janar, 15:59
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21