Balla me banorët e Lugaxhi në Labinot Mal: Rikthimi i Berishës dhe Metës në pushtet rikthen Shqipërinë në kohët më të zeza

Drejtuesi Politik i PS në Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e fshatit Lugaxhi në Labinot Mal.

Në fjalën e tij Balla tha se në këtë zonë duhet të bëhen ende investime, por banorët duhet të votojnë njerëzit që i kthyen vëmendjen kësaj zone.

“Bëmë një urë, shumë mirë, por nuk mund ta lëmë punën vetëm tek Ura. Duhet të kuptojmë që njësia Labinot, nëse i mbledhim gjithë rrugët e fshatrave ka 138 km rrugë. Edhe thotë Taulanti,138 km nuk i ka gjithë rrethi i Krujës. Padyshim, duhen investime, padyshim. Le të më thonë mua 70 vjet, jo 30 vjet, por 70 vjet, investimi i rrugës kryesore, biem dakort të gjithë se rruga e parë që duhej investuar është rruga e Bizës, për shkak se është arteria kryesore e gjithë zonës.  Komandati do thotë këtu ‘Po mirë Taulant, çmë hyn në punë kjo rrugë? Unë kam shtëpinë këtu’. Hyn padyshim se i jep zonës zhvillim.  Ti duhet të votosh njerëzit që i kthyen vëmendjen kësaj zone. Unë e pranoj, deri në vitin 2017 në këtë zonë nuk ishte investuaraspak . Unë jam shumë krenar që jam deputet i kësaj zone i këtij qarku, për t’i kthyer vëmendjen qeverisë këtu dhe nuk besoj se ka njeri këtu diskutim që më mirë se Taulanti këtë punë mund ta bëjë Gaz Bardhi nga Kavaja. Mund të jetë dhe nga të dojë ai se nuk e di nga është. Unë jam patrioti juaj dhe nuk iki nga këtu pa i lidhur dy krahët e Çermenikës.”, tha Balla.

Teksa vuri theksin tek vështirësitë ekonomike që solli tërmeti dhe pandemia, Balla tha se investimet përsëri ishin më të larta se vitet normale. Ai shtoi se rikthimi në pushtet i opozitës, do ta rikthente Shqipërinë në kohët më të zeza gjatë këtyre 30 viteve.

“Tërmeti nga një krah, pandemia nga krahu tjetër. Ky nuk ka qenë një mandat normal. Po të kishte qenë ky një mandat normal kishim të gjithë të drejtën të flisnim. Pandemia na hoqi nga buxheti i shtetit 1.2 miliard  dhe prapë nuk i prekëm investimet në zonën tonë. Prapë në vitin 2020, investimet në qarkun e Elbasanit ishin më të larta se në një vit normal.  Ne nuk kemi shkopin magjik. Nëse ndonjërit nga ju këtu mund t’i rrotullohet mendja dhe të mendojë së në Shqipëri në vitin 2021 ndryshimi quhet të rikthejmë Sali Berishën dhe Ilir Metën në pushtet dhe Luli në xhepin e njërit apo tjetrit, ky nuk është ndryshim, ky është rikthim në kohët më të zeza të Shqipërisë në këto 30 vite. Se ata e kanë një arsye. Duan të shpërdorojnë financat e këtij vendi, por ajo që i duhet Shqipërisë sot janë zgjedhje të qeta, të lira, demokratike dhe të gjithëpranuara.”, përfundoi Balla.

 

M.Q./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë