Balla takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Selanik: Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025, moment historik

Moment historik e ka cilësuar pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e vitit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla.

Në vijim të dialogut dhe bashkëpunimit me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë, Balla u takua sot me përfaqësues të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Selanik.

“Selanik - Vijuam sot dialogun dhe bashkëpunimin me përfaqësues të komunitetit shqiptar të Greqisë Partia Socialiste 2030 për Shqipëria 2030. Pjesëmarrja e diasporës Zgjedhje 2025 është një moment historik. Kemi hyrë në një fazë të re të mbështetjes për komunitetin shqiptar në Greqi me hapat e hedhura për çështjen e pensioneve, të lehtësimit të lejeve të qëndrimit, programin e gjuhës shqipe “Mësues për Greqinë” etj”, shkruan ai.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë