Balla takim me strukturat e Policisë në Vlorë: Të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese

Balla takim me strukturat e Policisë në Vlorë: Të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese

Balla në Vlorë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se qytetarët janë partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie. 

“Qytetarët janë jo vetem arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, jane rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”, tha Balla.

Po ashtu ministri Balla kërkoi nga strukturat e Policisë që të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës