Shqipëria është e vendosur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe reformat lokale janë bërë pjesë e pandashme e këtij procesi. Kjo ishte fryma e takimeve që drejtuesi politik i Qarkut Tiranë, Taulant Balla kreu sot në fshatin Lekaj të Rrogozhinës me banorë të zonës.

Në qendër të bisedës ishin një sërë çështjesh që prekin jetën e përditshme të banorëve si bujqësia, infrastruktura rrugore, arsimi, shërbimet kadastrale dhe përmbyllja e procesit të legalizimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla theksoi se çdo reformë e zbatuar në nivel lokal është një hap konkret drejt standardeve europiane dhe se angazhimi me qytetarët në terren mbetet prioritet kyç.

“Diskutuam për bujqësinë, infrastrukturën rrugore, arsimin, shërbimet kadastrale, përmbylljen e procesit të legalizimeve etj. Shqipëria po përparon me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian” shkruajti Balla në rrjete sociale

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 31 Mars, 11:25

    A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?