Balla takohet me strukturat e PS-së në Fier: Nisëm përgatitjet për zgjedhjet! Përfunduam procesin e organizimit të partisë në këtë qark

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla mblodhi pasditen e sotme Këshillin Koordinues të PS-së të këtij qarku. Ai bëri të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për veprimin politik të kësaj  force politike, jo vetëm në organizimin dhe fuqizimin e strukturave, por edhe në përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Balla u shpreh takimi ka pasur për qellim jo vetëm masat organizative brenda strukturave te PS por edhe për te planifikuar  takimet e drejtpërdrejta me qytetarët për të  bërë të mundur konfirmimin në 6 bashki të këtij qarku.

 “Kemi përfunduar një mbledhje të këshillit kombinues të qarkut të PS, ku në secilën prej bashkive kemi përfunduar procesin e riorganizimit të partisë. Me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Nga ato në nivel të qendrave të votimit, në Këshillin koordinativ të qarkut kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkive në të gjashta bashkitë. Në 3 prej gjashtë bashkive kemi bashkëkryetarë, në 3 kemi zgjedhur një kryetar, por në një moment të dytë do të kemi edhe aty bashkëkryetarë, si një objektiv që ia kemi vendosur vetes. Fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit 2023. Objektivi i PS është gjashtë nga gjashtë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative.”, u shpreh Balla.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena