Tiranë-Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me deputetin gjerman, Nikolas Label. Në një konferencë të përbashkët për mediat, nga kryesia e Kuvendit, Balla dhe Lobel folën për procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Balla siguroi Lobel se do të vijojë puna për plotësimin e kushteve dhe për të arritur progresin e kërkuar nga BE.
Do vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar. Folëm për vettingun, ligjin për magjistratët dhe bojkotin e opozitës. Do të punojmë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë. Me sfida dhe vështirësi do të vijojmë punën për reformën në drejësi. Falenderoj bundestagun për mbështetjen.
Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të PS-së
Lobel nga ana tjetër, ritheksoi edhe njëherë qëndrimin mbështetës të qeverisë gjermane, por tha se përveç Gjermanisë, Shqipëria ka shumë punë me vendet e tjera të BE-së, të cilat duhet të binden për progresin e Shqipërisë.
Për mua është një kënaqësi e veçantë të flas këtu para jush në emër të bundestagut gjerman. Për rëndësinë që ka Shqipëria për Gjermaninë, mjafton të përmend vizitat e ministrit dhe deputetëve të tjerë të Bundestagut në Shqipëri. Pata fatin të takoj ministrat dhe kryeministrat, dhe dua të them se progresi i Shqipërisë është impresionues. Evropa është një bindje dhe për të krijuar këtë bindje s’duhet bindur vetëm Gjermania por edhe vende të tjera. Në pranverën e vitit 2019 do të jetë parlamenti europian që do të paraqesë një progres raport, dhe në bazë të tij do të jepet vendimi për Shqipërinë. Ky është fillimi i procesit dhe i bisedimeve për anëtarësimin në BE. Mjafton të marrësh në konsideratë opinionin e qytetarëve shqiptarë që duan mbi 92% e tyre të jenë pjesë e familjes evropiane. Viti 2019 është i rëndësishëm për Shqipërinë, po punojmë së bashku. Vit i mbushur me sfida, po punojmë me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Po punojmë me ekspertët, por duhet punë e madhe. Shqipëria e ka marrë shumë seriozisht me Reformën në Drejtësi, por edhe ne. Kemi 50 ekspertë që po merren me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Nikolas Lobel, deputet i bundestagut gjerman
Akuzave të Partisë Demokratike se kryeministri po ndikon në vendimet e organeve të vettingut, Partia Socialiste iu përgjigjet duke ju kujtuar se KPK-ja është institucion i pavarur.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një organ i pavarur nga politika. Më vjen keq që Partia Demokratike komenton vendimet e KPK-së apo më vonë të Kolegjit të Apelimit, por Partia Socialiste nuk do të komentojë asnjëherë vendimet e organeve të pavarura.
Taulant Balla, Kreu i grupit të PS
Në deklaratën e përbashkët për shtyp me deputetin gjerman, Nikolas Lobel, numri dy i socialistëve tha se opozitën e priste në seancën më të parë për të votuar ligjin për magjistratët.
Në seancën më të parë në 3 shtator, pasi dielli dhe vera të kenë ndikuar në mendjet e opozitës, detyra e parë që na pret është që të miratojmë ligjin për magjistratët.
Taulant Balla, Kreu i grupit të PS
Nikolas Lobel i cili është përgjegjës për Ballkanin në Komisionin e Politikës së Jashtme të Bundestagut, nuk u shpreh i shqetësuar për faktin se vendi aktualisht nuk ka gjykatat më të larta. Pyetjes së Report TV nëse kjo gjendje është një rrezik për demokracinë, Lobel ju përgjigj:
“Në shtetin e së drejtës reformat marrin kohën e tyre dhe ndonjëherë zgjasin shumë. Reforma në drejtësi dhe institucionet e saj janë shtyllë e demokracisë dhe ndonjëherë, mbase reformat janë të gjata e të thella. Por një shtet demokratik duhet të ketë edhe institucione dhe instrumente që të funksionojë e të jetë një shtet i së drejtës funksionuese”. Deputeti gjerman përsëriti vëmendjen e shtetit të tij për një reformë zgjedhore të plotë e të qëndrueshme.
Shterngoni by*en Luli e Monika. Nuk behet shaka me Gjermanin.
Përgjigju