Balla takon homologun italian: Kemi në veprim14 ekipe të përbashkëta hetimor për goditjen e krimit të organizuar

Balla takon homologun italian: Kemi në veprim14 ekipe të përbashkëta hetimor për goditjen e krimit të organizuar

Taulant Balla dhe Matteo Piantedosi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është takuar sot me homologun italian Matteo Piantedosi. Ky i fundit ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e policit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenaliaj. Teksa ndau disa foto nga takimi me homologun italian, Balla tha se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit italian, Guardia di Finanza dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese italiane është në nivelin më të lartë dhe më efikas.

‘Kemi në veprim 14 ekipe të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe ato sintetike, krimin kibernetik, financiar etj. Jemi të angazhuar në operacione të përbashkëta edhe në kuadër të Interpol dhe Europol.’- shkruan ndër të tjera Balla.

Balla bëri me dije se ‘Gjatë sezonit turistik do të mbështetemi me forca policore dhe mjete motorike lundruese  të policisë italiane, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe detare të pushuesve.’

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës