Balla takon kreun e Syriza, Sokratis Famellos: Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona

Balla takon kreun e Syriza, Sokratis Famellos: Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona

Takimi i Taulant Balles me Sokratis Famellos

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, priti në takim Kryetarin e SYRIZA, Sokratis Famellos, dhe deputetë të Parlamentit të Greqisë.

Me kryetarin e partisë opozitare greke, Balla bisedoi për komunitetin shqiptar në Greqi dhe minoritetin grek në vendin tonë, bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve fqinje, si dhe integrimin në BE.

"Vlerësuam marrëdhëniet e forta dhe tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe mbështetjen e Greqisë në rrugën europiane të vendit tonë. Komuniteti shqiptar në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura të forta lidhëse në forcimin e miqësisë sonë," shprehet ministri Balla.

Ai u ndal tek një çështje tepër e rëndësishme, si ajo e pensioneve që tashmë po përmbyllet me Italinë. 

"Mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të njohjes së dyfishtë të pensioneve mes vendeve tona," i tha Balla kryetarit të Syriza, Sokratis Famellos, dhe deputetëve të partisë opozitare greke në takimin në Kuvendin e Shqipërisë, informon zyra e shtypit pranë ministrit Balla. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Shkurt, 09:24

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Reagimi i parë nga Moska për debatin Trump-Zelensky: Përplasje historike

Reagimi i parë nga Moska për debatin Trump-Zelensky: Përplasje historike