Balla takon raportuesit e Bundestagut gjerman: Kemi gati projekt-ligjin e ri për reformën zgjedhore
Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste me anëtarët e delegacionit gjerman
Në kuadër të vizitës së tyre dyditore në Shqipëri, Kryetari i grupit të miqësisë Taulant Balla priti këtë të martë në një takim raportuesit e Bundestagut Gjerman për Shqipërinë. Në takimin që pati me anëtarët e delegacionit Taulant Balla u takua me deputetët përfaqësues të gjithë partive parlamentare gjermane Stephan Brandner (AfD),Kryetar i komisionit të ligjeve , Heribert Hirte (CDU/CSU), Carsten Müller (CDU/CSU), Dr. Karl-Heinz Brunner (SPD), Esther Dilcher (SPD), Dr. Jürgen Martens (FDP), Gökay Akbulut , Canan Bayram, pjesë e Aleancës së të Gjelbërve.
Në fjalën e tij, Kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani,Taulant Balla theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar të thellojë e punojë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të arrihet progres i mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe gjithashtu të trajtohen probleme specifike si aplikimet e pabaza për azil të shtetasve shqiptarë, trafiqet e paligjshme të të gjithë llojeve, etj.
Sipas deputeti socialist, Balla Gjermania ka qenë dhe vijon të mbetet një partnere e rëndësishme dhe strategjike në fushën e sigurisë dhe rendit publik për vendin tonë.
Gjermania dhe Shqipëria kanë interesa të përbashkëta, që përputhen 100 % me njëra-tjetrën për të cilat Ministritë e Brendshme respective kanë intensifikuar kontaktet dhe po punojmë bashkërisht që t'i realizojmë. Fokus i veçantë vihet në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, emigracionit illegal, korrupsionit dhe sigurisht terrorizmit ndërkombëtar. Është në interesin tonë dhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma do të shpërblehet dhe do të jetë frytdhënës.
Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Në mbyllje të takimit Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të grupit të miqësisë Shqipëri-Gjermani informoi delegacionin gjerman se falë mbështetjes së fondacioneve gjermane qeveria shqiptare ka gati tanimë një projekt-ligj të ri për reformën e ardhshme zgjedhore në Shqipëri, që sipas tij do të jetë në përputhje me të gjithë rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
78.1%
-
Jo
18.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
Ministri Taulant Balla e nis ndryshe vitin e ri! 1 janarin e 2025-ës e kalon duke luajtur futbollin 'me çunat e lagjes' te sheshi
1 Janar, 21:41
-
Balla nderohet nga Komuna e Deçanit me Titullin e Mirënjohjes, për 'angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar'
28 Dhjetor 2024, 20:18
-
Mbyllja e TikTok, Balla: Platforma nuk përmbushi detyrimin për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe
24 Dhjetor 2024, 12:17
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor 2024, 12:27
-
Balla takim me punëtorët shqiptarë në Toskana: Deri në Pashkë shpresojmë të arrijmë marrëveshjen për njohjen e pensioneve! Merrni pjesë në votime
21 Dhjetor 2024, 17:10
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor 2024, 16:07
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Balla: Mirënjohje shqiptarëve që 33 vjet më parë u nisën në kërkim të një jete më të mirë
18 Dhjetor 2024, 12:51
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29