Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka deklaruar se audio-përgjimi i PD kundër vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është nën hetim intensiv dhe shumë shpejt do të dalë e vërteta.
Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe Balla deklaroi se opozita po shpif me këtë historinë e kauzave për Agron Xhafajn dhe ‘Babalen’, teksa u tall me protestën e 26 majit, kur tha se është e para protestë që bëhet për ‘Babalen’ dhe jo për një shqetësim konkret.
I qëndroj asaj që kam thënë dhe do ndjek me vëmendje gjithçka do zbulojë prokuroria në bashkëpunim me organet e tjera brenda dhe jashtë vendit, me qëllim që çështja të zbardhet dhe kur të ndodhë do më jepni të drejtë mua. Them qartë se ajo që kam thënë është një prej arsyeve që e ka bërë këtë opozitë të hyjë në këtë situatë kaq të vështirë për veten e vet, në një ditë kur Kuvendi si rrallë herë paraprin një vendim shumë të rëndësishëm për integrimin, opozita bojkoton. Opozita shpikur me ‘Babale’ është pjesë e këtij skenari për t’u fshehur nga një gjëmë e madhe që ka zënë PD.
Dallimi ynë me ata është fakti që tashmë çështja është nën hetim intensiv nga organet ligjzbatuese, çdo detaj do prishte hetimin. Për të gjitha çështjet që janë në prokurori thirrja ime është që të hetohen me intensitet, që të mësojmë kush është regjisori i ‘Babales’.
Pse e akuzoni opozitën se po pengon hapjen e negociatave?
Një prej kritereve të rëndësishme nga BE është dialogu kolektiv. Prirja e PD prej kohësh për debat politik pa kauza e bazë, i cili dhunon Kuvendin në seancë apo në komisione, e dëmton dialogun. E dyta është gjithë balta që prodhohet në SHQUP dhe shpërndahet me email-e. Ato janë të gjitha shpifje dhe baltë e pandershme, që nuk na dëmton ne, por Shqipërinë e përbashkët.Pasnesër kanë piknikun. Unë jam në llogaridhënie në qarkun që kam detyrën dhe më ka ngarkuar populli ta përfaqësoj. S’besoj se do jetë shumë për t’u ndjekur. Është një protestë për ‘Babalen’, janë bërë protesta të shumta, por protestë për Babalen mund ta bëjë vetëm Saliu me Lulin dhe kjo është deregjeja ku ka degraduar PD dhe po merr gjithë opozitën me vete.
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS
Palla e din qe pergjimi eshte I sajum pa ekspertize me urdher partije o trap prit perfundimin
Përgjigju