Balla: Rritje gati 8% e buxhetit të Ministrisë së Brendshme! Të rikthejmë shkollimin 'bachelor' në Akademinë e Sigurisë! 440 të arrestuar e të proceduar nga 'Tempulli'

Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare është zhvilluar online pasi deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë mbledhjes bëri me dije se ka propozuar ndryshime sa i përket rekrutimit të policisë së shtetit, teksa hodhi idenë që të rikthejnë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë.

“Mendoj se ka ardhur momenti që së bashku të bëjmë disa ndryshime sa i përket rekrutimit për Policinë e Shtetit. Bashkë me ju duhet të rikthejmë shkollimin “bachelor” në Akademinë e Sigurisë, pra, menjëherë sapo mbarohet shkolla e mesme, të rinjtë te kenë mundësi të shkollohen me studime “bachelor”. Në vijim do të përgatitim draft-propozimin, por këtë do e diskutojmë në një diskutojmë në një moment tjetër”, tha Balla.

Balla ndau edhe lajmin që tashmë Akademia e Sigurisë është një institucion i akredituar i arsimit të lartë dhe, shtoi ai, “ne synojmë që me një pjesë të vendeve partnere kryesisht me Italinë të kemi programe të përbashkëta mësimdhënie në Akademinë e Sigurisë.” Ai ftoi djemtë dhe vajzat, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga urdhri përkatës, për të qenë pjesë e 300 forcave të reja të Policisë në shërbimin e patrullave.

Teksa prezantoi projektbuxhetin për vitin 2024 Balla theksoi se, ky është buxheti më i madh që ka pasur ndonjëherë Ministria  e Brendshme. Në vlera nominale, ministri u shpreh se, buxheti i Ministrisë së Brendshme është 25.9 miliardë lekë, ose afërsisht 250 milionë euro.

"Kemi një rritje gati 8 %, krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me 2023, rritja është 1.8 miliardë lekë, ose 8 %. Sa i përket shpenzimeve, pagave, sigurimeve shoqërore, si zëri më i rëndësishëm, prej 19.7 miliardë lekë, me një rritje 8%. Këtu nuk përfshihet pjesa që do të alokohet përmes parashikimit që kemi bërë në total për rritjen e pagave”, nënvizoi Balla.

Për Policinë e Shtetit, Balla tha se, “në buxhetin 2024 parashikohet të ketë një rritje në masën 6 % krahasuar me vitin e kaluar”.

Gjithashtu, shtoi se, në buxhetin e shtetit për vitin 2024 janë "planifikuar 400 milionë euro, të cilat do të ndahen me vendim më pas për rritjen e pagave në sektorë të ndryshëm, ku një prej sektorëve përfitues është Policia e Shtetit ose Ministria e Brendshme". 

Për Buxhetin e Ministrisë së Brendshme, tha Balla, “190 milionë euro, shkojnë për pagat, me rritje prej 8%, e gjithë kjo është 3/4 ose 76% e pjesës së buxhetit të Ministrisë së Brendshme".

Gjatë prezantimit ministri u ndal edhe te rezultatet e arritura nga Operacioni Kombëtar i Policisë së Shtetit “Tempulli”. Balla u shpreh se, ky operacion shënon deri më tani 440 të arrestuar/të proceduar. Balla nënvizoi se, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” janë goditur 3 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, në Vlorë dhe në Kukës, si dhe është kapur dhe ndaluar në Tiranë, një shtetas i dënuar me burgim, për krime në fushën e narkotikëve. Për këto 3 raste, Policia sekuestroi mbi 500 doza të lëndës narkotike cannabis sativa, mjete për përgatitjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike", theksoi Balla.

Pak para fillimit të punës në komisionin për Sigurinë Kombëtare, disa deputetë të opozitës kanë bllokuar me karrige hyrjen në ambientet ku zhvillohen mbledhjet. Për pasojë, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare Nasip Naço, njoftoi se mbledhja do të zhvillohet online.

B.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni