Pr/buxheti 2024 në Zoom! Vijon kaosi në kryesinë e Kuvendit, deputetët e Berishës bllokojnë dyert e komisioneve

TIRANË- Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kërkojnë me çdo kusht të zbatojnë skenarin e kaosit në komisionet parlamentare. Pas kapërcimit nga dritaret të një ditë më parë, këtë të martë, 7 nentor, deputetët pa masa disiplinore kanë bllokuar me karrige dyert e sallave të komisioneve duke penguar mbledhjet të cilat u spostuan online.

Garda e Republikës për të dytën ditë nuk ka lejuar deputetët e përjashtuar të hyjnë në Kryesin e kuvendit, por rrëmujën brenda ambienteve e kanë shkaktuar deputetët e tjerë deri tani pa masa disiplinore.

Ndër të parët që hyri në kryesinë e Kuvendit, ishte Dashnor Sula, që një ditë më parë ishte mes protagonistëve të përplasjes me gardën në portën e kryesisë. Por këtë të martë Sula hyri i qetë në ambientet e kryesisë, madje I shoqëruar nga socialisti Nasip Naço. Edhe pse nuk rezulton anëtar në asnjë komision parlamentar dhe nuk ishte njoftuar asnjë mbledhje e deputetëve të opozitës, në kryesi, mbërriti edhe Sali Berisha, për të ndjekur nga afër aksioni bllokues të deputetëve te tij.

Dhjetë komisione ishin parashikuar sot të mblidhen për Buxhetin 2024, por edhe për p/ligje të tjera. Fillimisht ishin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe ai i Veprimtarisë Prodhues që shtynë oraret e mbledhjes. Tek Ligjet deputetët Saimir Korreshi dhe Dhurata Çupi hynë në sallë duke protestuar përse mbledhja bëhet online kur ata janë prezentë….

Korreshi: Pse hyni online o plehra

Çupi: Ne jemi të gjithë fizikisht këtu? Pse hyni online? E para pse ne nuk hyjmë dot tek linku juaj

Pas këtij momenti opozita bllokoi edhe dyert e dy komisioneve të vetme që priteshin të mbaheshin fizikisht, ai i sigurisë kombëtare dhe i medias, duke përdorur edhe karrige.

Komisioni i Medias i planifikuar në orën 13.00  nisi dhe u mbyll brenda 1 minute pasi deputetët kishin bllokuar derën e sallës së mbledhjes.

Edhe më e tensionuar situata u paraqit tek Komisioni i Sigurisë Kombëtare ku deputeti Asllan Dogjani me kolegë të opozitës ka vendosur karrige në derën e sallës dhe qëndrojnë të ulur duke mos lejuar deputetët e PS të hyjnë në mbledhje.

Në një moment deputetja e PS, Blerina Gjylameti shtyu fizikisht deputetët e Rithemelimit dhe hap derë me forcë për të hyrë në sallën e mbledhjes.

Kur të dy komisionet, u zhvendosën online, njëjos si 8 të tjerët e zhvilluar përgjatë ditës, palët shfrytëzuan median, për të hedhur akuza në drejtim të njëri tjetrit.

Në këtë fund viti komisionet parlamentare diskutojnë online pr/buxhetin 2024 ku po bëhet ndarja e 7 mld euro të shtetit, ndërsa e gjitha po kalon përmes kaosit të opozitës që për mazhorancën është një aksion për Berishën në masë sigurie nga SPAK.

Në aksionin e kësaj të mërkure, munguan të përjashtuarit, Gazment Bardhi, Flamur Noka e deputetet e tjerët, të cilët pas përballjes me gardën një ditë më parë, iu bindën masës ndëshkuese dhe nuk tentuan për një tjetër përplasje.

Rithemelimi vijoi edhe dje strategjinë e kaosit duke e bërë të pamundur punën në komisione parlamentare. Garda në mëngjes ndaloi hyrjen në Kryesinë e Kuvendit të deputetëve të përjashtuar, por një pjesë kaluan kangjellat e më të shumtët hynë nga dritarja. Socialistët u detyruan t’i mbledhin komisionet online 

Komisionet që u mbajtën sot

Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Online Ora:10:00

Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Online Ora:11:30

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Online Ora:12:30

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:01
Bllokimi i komisioneve parlamentare nga Rithemelimi, Flutura Açka: Puç fashist! Ishte skenar i parapërgatitur

1699387573_h.jpg

Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Flutura Açka ka bërë një koment për bllokimin e mbledhjeve në komisionet parlamentare nga deputetët e Rithemelimit.

"Unë nuk jam Notere e “Marrëveshjes së Karrigeve”, por Kryetare e Komisionit për Edukim, znj. Kushi! Puç i RI fashist në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik. Kinse, dera e sallës së komisionit u bllokua me karrige rebelistësh. Asnjë përqarje ankuese nuk e përligj mbledhjen online të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të paracaktuar për të filluar sot nē orën 13.00. Skenari ka qenë i parapërgatitur (mes palëve në interes) qysh mbrëmë. Unë duhet vetëm të vija firmën, t’ua legjitimoja “Marrëveshjen e Karrigeve”. Ja ora kur jam njoftuar për skenarin e parapërgatitur. Sot, ora: 11.47 Nga e dinin këta mbrëmë se ç’do të ndodhte sot?! Qëllimi ka qenë i qartë: Kalimi online, pa debat, pa shpjegimet publike për dështimet, pa përfshirë zërin e Opozitës në Projekt-buxhetin e vitit 2024.Unë e denoncoj publikisht këtë marrëveshje djallëzore kundër mirëqenies së shqiptarëve", shkruan Açka.

 

Ora 13:18
VIDEO/ Rithemelimi bllokoi hyrjen e Komisionit të Sigurisë, Gjylameti përplaset me deputetët, shtyn Isuf Çelajn dhe hap derën

 

Deputetët e PS janë përplasur me ata të Rithemelimit pasi këta të fundit kishin bllokuar derën e sallës së komisionit për Sigurinë Kombëtare. Siç shihet edhe në videon e siguruar, deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe më pas ka hyrë në sallë. 

Ora 11:37
VIDEO/ 'Pse jeni online o plehra', deputetët e Rithemelimit protestë, shtyhen Komisionet e Ligjeve dhe Veprimtarisë Prodhuese

 

Deputetët e grupit të Rithemelimit kanë protestuar në Komisionet Parlamentare për zhvillimin e mbledhjeve online duke argumentuar se një gjë e tillë është e pakuptimtë pasi ata janë prezentë në Kuvend.

Debatet janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët kanë kërkuar llogari përse nuk munden as të aksesojnë linkun ku po zhvillohen mbledhjet online të komisioneve. Saimir Korreshi është drejtuar ashpër ndaj kolegëve të tij socialistë duke u shprehur me fjalët: "Pse jeni online, o plehra".

Për pasojë, është shtyrë mbledhja e Komisionit të Ligjeve dhe të Veprimtarisë Prodhuese.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toma: 08/11/2023 09:32

    Keshtu duhet te jene edhe deputetet te tjera/rë qe mos tju perulen ketyre kamikazeve të PDse.

    Përgjigju
  • SHOQIA NGA FSHATI: 07/11/2023 14:55

    Të qoftë hallall BLERINA GJYLAMETI.

    Përgjigju
  • populli: 07/11/2023 08:43

    JA VEMJET E TJERA ZIHEN PER KULLAT E SHPELLARIT, NE VEND QE TE PROTESTOJNE KUNDRA MARREZISE QE FIRMOSI KY MUT DJE !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja