Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ripërsëriti thirrjen për votimin e reformës zgjedhore në seancën e së premtes në Parlament. Në fjalën e tij, Balla tha se po i rikthehem përsëri kërkesës time që ka të bëjë me domosdoshmërinë që nesër të votojmë Reformën Zgjedhore.
“Besoj se Luli tashmë e ka kuptuar që mesazhi i partnerëve tanë ndërkombëtarë flet qartë, duhet ta votojmë se s’bën nesër. Ju vazhdoni kështu si jeni, nesër hajdeni në votim, se kjo historia që erdhët sot nuk merret vesh është kushtetuese, nuk është kushtetuese, që t’i pjekim mandatet tuaja duhet të votoni nesër” – tha ai.
Lajmi kryesor: