Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ua kujton shqiptarëve Sali Berishën e vitit të mbrapshtë 1997, në kohën kur si president mbajti përgjegjësi për lejimin e firmave piramidale, ku shqiptarët humbën miliona lekë, shtëpitë dhe kursimet, si dhe hapjen e depove të armëve që e zhytën vendin në një konflikt civil të paprecedent.
Në postimin e tij, Balla shkruan: "Bufi e vodhi dhe e dogji Shqipërinë sa herë ju dha mundësia," shoqëruar me hashtagun #thajekënetën.
Balla e ka shoqëruar postimin me videon e një pjese nga njw dokumentar ku shfaqet një dokument i Bankës së Shqipërisë në atë kohë, që e paralajmëronte Berishën për mashtrimin nga firmat piramidale.
Kjo mbështetet edhe nga një intervistë e ish-zv/kryeministrit të kohës, Tritan Shehu, që thoshte se Berisha u paralajmërua prej tij dhe ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, por përgjigja ishte se çdo gjë ishte në rregull, pasi firmat piramidale mbaheshin nën kontroll nga SHIK-u.
Në vijimësi të deklaratave të tij publike, Taulant Balla ka ngritur me forcë çështjen e përgjegjësisë historike të Sali Berishës për katastrofën ekonomike dhe sociale të vitit 1997, duke e akuzuar jo vetëm për lejimin e firmave piramidale, por edhe për nxitjen e shpërthimit të një konflikti civil në vend.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
67.7%
-
Të gabuar
12.9%
-
Nuk kam mendim
19.4%
Vota total: 1109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri teknike
27 Shkurt, 10:00
-
Shkarkimi i Ballukut, reagon Berisha: Rama do të shpëtojë lëkurën! Opozita do të vazhdojë protestat, i kërkoj dorëheqjen!
26 Shkurt, 21:11
-
Artur Ajazi: Edi Rama foli si kryeministër
26 Shkurt, 18:02
-
Tabaku reagon pas mbledhjes së Grupit të PS: Modeli i qeverisjes së Ramës vendos interesin personal para atij kombëtar
26 Shkurt, 17:33
-
FJALA E PLOTË/ Rama në mbledhjen e grupit të PS: 100 herë të kthehesha pas, 100 herë do zgjidhja reformën në drejtësi
26 Shkurt, 15:02
-
VIDEO/ Rama ironizon partitë e reja: Shqipëria ecën përpara vetëm me ne! Jo me ballistin Agron dhe komunistin Arlind që shohin nga 'Stacioni i Trenit'
26 Shkurt, 12:46
-
Frrok Çupi: Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium
26 Shkurt, 12:27
-
'Hedhin bomba artizanale te xhamia për të rrëzuar narkoshtetin', Rama: Rëshqitja në Librazhd-Prrenjas për shkaqe gjeologjike, e njëjta gjë në Greqi
26 Shkurt, 12:17
-
SPAK kërkon arrestimin e saj, Belinda Balluku mungon në mbledhjen e Grupit të PS
26 Shkurt, 12:01
-
Rama-pushtetit gjyqësor: Ku ishit kur Berisha ngrinte ‘puçiste’ dhe e ulte ‘lavire Bulevardi’ kryeprokuroren (VIDEO)
26 Shkurt, 11:49
-
Presion gjyqësorit? Rama: Mua më ktheheni me deklarata nervoze! Ai (Berisha) që ia lexon librin e shtëpisë prokurorit te SPAK, s’i thoni asgjë (VIDEO)
26 Shkurt, 11:43
-
'Jo presion drejtësisë', kryeministri Rama: Shqetësimet i kam shprehur në interes të shtetit
26 Shkurt, 11:39