Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar David Sassolin i cili është zgjedhur sot në postin e Presidentit të Parlamentit Europian me 345 vota.
Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.
“Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Parlamentit Europian. Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian. Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të”, shkruan Balla.